Lajme

Vërshimet nga shiu, pjesëtarët e FSK-së dalin në terren në Istog, Mitrovicë dhe Skenderaj

Autori: Gazeta inFokus 20:29 | 19 January 2023

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë dalur në terren në Istogu, Mitrovicë dhe Skenderaj pas reshjeve të shiut që kanë shkaktuar vërshime në këto komuna, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se janë në komunikim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave dhe se trupat e FSK-së janë në gatishmëri për të vepruar në çdo kohë.

“Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë në Skënderaj, Mitrovicë e Istog. Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme” ka shkruar Mehaj në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera