Vëllai i Armend Mujës së VV-së në tubimin e Bedri Hamzës në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus
22:06 | 24 October 2024
Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza ka mbajtur një tubim madhor në qytetin e Mitrovicës ku njëherish është kryetar komune.
E në këtë tubim ka marrë pjesë edhe Gazmend Muja, vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Mujës.
Në fotografinë e siguruar nga Gazeta Infokus ai shihet të jetë menjëherë në rreshtin e dytë mbrapa, Bedri Hamzës.
E për këtë tubim në llogarinë e tij në facebook ka njoftuar edhe vetë Hamza mirëpo në 25 fotografitë e publikuara nga ky event ai është përkujdesur që në asnjërën prej tyre të mos duket vëllai i deputetit të partisë në pushtet.
Hamza në njoftimin për këtë ka thënë se Mitrovica i bashkoi të gjithë dhe se në këtë tubim morën pjesë aq shumë njerëz saqë nuk i zuri as salla.
“Mitrovica nuk i bashkon vetëm zemrat tona, por na bashkoi edhe neve. Sonte ishim aq shumë, saqë as salla nuk na zuri. Vite më parë u bashkuam që ta bëjmë Mitrovicën më të mirë. U bashkuam që Mitrovicën t’ia rikthejmë qytetarëve dhe t’ia rikthejmë asaj identitetin e kampionit të shumëfishtë, në sport, në kulturë, në realizimin e projekteve. E bëmë. Tash po bashkohemi për Kosovën! Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen e madhe! Gjithmonë në shërbim të qytetarëve! Gjithmonë me ty, MITROVICË!”, ka shkruar ai.
Kjo nuk është hera e parë që vëllai i Mujës, përkrah PDK-në. Ai ka qenë edhe asamblist i PDK-së në komunën e Mitrovicës./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
Paralajmëron vëllai i Agon Zejnullahut: Nëse shteti nuk vepron, do të detyrohemi të merremi vet me policët
Alban Zejnullahu, vëllai i 27-vjeçarit Agon Zejnullahu i cili vdiq në rrethan...
-
LDK garon me Driton Selmanajn në Prizren, nesër bëhet prezantimi zyrtar
Lidhja Demokratike e Kosovës do të hyjë garës për kryetar të Prizrenit me Dri...
-
Muharremi: Diskurs super patriotik, por importi nga Serbia nuk po ndalet – 1.07 miliardë euro nën Qeverinë Kurti II
Analisti ekonomik Shenoll Muharremi ka reaguar lidhur me kontrastin mes disku...
-
Ministri që pyet ChatGPT-në edhe për buxhetin – Hekuran Murati: “Unë apo Përparim Rama, kush ka të drejtë?”
Hekuran Murati, ministri në detyrë i Financave, po e ushtron detyrën publike ...
-
Edhe Gjykata e Lartë lë në burg Erion Veliajn, rrëzohet rekursi i kryebashkiakut
Gjykata e Lartë në Shqipëri, ka marrë vendimin këtë të martë të lërë në burg ...
-
Prokuroria Speciale kërkon nga Apeli dënimin e ish-ministres Dhurata Hoxha dhe të tjerëve
Në Gjykatën e Apelit të martën është mbajtur seanca në rastin ndaj ish-minist...
-
Prokuroria: Ende s’e kemi pranuar raportin e autopsisë për vdekjen e Agon Zejnullahut
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se ende nuk e ka pranuar rap...
-
Avokati i Popullit nis hetim për shkelje të të drejtave të njeriut për rastin e të riut në Lipjan
Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e 27-vjeçarit Agon Zejnullahu,...
-
Deklarohet i pafajshëm edhe në rigjykim ish-sekretari i MI-së lidhur me akuzën për keqpërdorime me tenderin e Autostradës së Gjilanit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën e rigjykimit të hënën, ish-sek...
-
Miftaraj akuzon VV-në për standarde të dyfishta: Agon Zejnullahu gjeti vdekjen si Astrit Dehari – në duart e shtetit
Vdekja e dyshimtë e 27-vjeçarit, Agon Zejnullahu në duart e policisë në Lipja...
-
Media austriake: Rama përfitoi politikisht nga ndalimi i TikTok-ut
Rrjeti mediatik publik austriak ORF ka publikuar një investigim me disa pjesë...
-
Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën
Kompania “Rad 028” nga Zveçani, në pronësi të biznesmenit nga veriu i Kosovës...