Sport

Vedat Muriqi afër rikthimit tek Fenerbahçe

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 20 January 2021

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, u transferua nga Fenerbahçe tek Lazio verën e kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Por, 26 vjeçari nuk ka arritur akoma të tregoj vetën në Serie A.

Sulmuesi prizrenas deri me tani ka regjistruar shumë pak paraqitje me klubin italian, si dhe akoma nuk ka arritur të gjej golin në ndeshje zyrtare.

-Advertisement-

Sipas raportimeve të mediumit turk, ‘Hurriyet’, Muriqi është shumë afër rikthimit tek Fenerbahçe, por kësaj radhe në formë huazimi.

Dëshira e Fenerit është huazimi i Muriqit për një gjysmë sezoni, por Lazio akoma nuk ka deklaruar nëse dëshiron ta lë të lirë futbollistin kosovar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera