Lajme

Vdes një punëtor në Obiliq, dyshohet se ra nga lartësia

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 28 December 2022

Një punëtor ka vdekur në fshatin Shkabaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një lartësi, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus  e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot në stacionin policor të Obiliqit, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekje. Rasti ka ndodhë në fshatin Shkabaj, ku një person dyshohet se ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Viktima mashkull, nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti  ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Rasti po hetohet nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoriatin e Punës”, tha Ahmeti për Infokus./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera