Lajme

Vdes ish-ushtari i UÇK-së nga Skenderaj, Adem Buliqi

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 11 January 2022

Nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka njoftuar për vdekjen e bashkëluftëtarit të tij Adem Buliqi.

Lushtaku ka shkruar në Facebook se Buliqi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së.

“I dhembshëm lajmi për vdekjen e bashkëluftëtarit nga Çubreli i Skenderajt, Adem Buliqi. Ademi ishte veteran i UÇK-së dhe TMK-së. Ishte shumë i dashur, i vendosur në parime e mikpritës i madh. Ngushëllimet më të thella familjes Buliqi, miqve e dashamirëve. U prehtë në paqe”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera