Vdes finalistja e Miss Universe
Autori: Gazeta inFokus 23:46 | 17 April 2021
Një finaliste e konkursit të bukurisë Miss Universi ka vdekur kësaj jave në Britani pas betejës me një gjendje të rrallë shëndetësore.
Studentja Saarah Ahmed vuante nga sindroma Ehler’s Danlos (EDS), një çrregullim i trashëguar i indeve lidhëse që prek lëkurën, tendonët, ligamentet, enët e gjakut, organet e brendshme dhe kockat.
E reja vdiq të enjten pasi përdori platformën e saj sociale për të folur mbi sëmundjen.
Nëna e saj krenare Shefaly Begum thotë se tashmë dëshiron të vazhdojë misionin e Saarah për të njohur më shumë njerëzit me sëmundjen EDS.
Saarah, nga Carlisle, studionte sociologji e psikologji në shkollë të mesme.
Shefaly tha: “Saarah ishte e vendosur të ndërgjegjësonte njerëzit për paaftësitë e fshehura të çrregullimit EDS. Kjo ishte motivimi i saj kryesor për arritjen e finaleve të Miss Universe në Britani. Ajo ishte një person i mrekullueshëm, e ditur dhe e kujdesur, dëshironte të shkonte në universitet për të studiuar neurologji, për të ndihmuar njerëz të tjerë”.
Vajza kishte kryer një operacion madhor disa vjet më parë për të kuruar një harkim të shtyllës kurrizore.
Vitin e kaluar ajo ishte në Leeds ku u takua me komisionin e pranimit të Miss Universe por u tërhoq prej izolimit te pandemise dhe problemeve shëndetësore.
Në videon e saj të prezantimit ajo thoshte: “Nëse do të bëhesha Miss Universi për Britaninë, do të punoja për të ndërgjegjësuar mbi paaftësitë e fshehura të njeriut, duke përdorur si shembull veten time. Do të flisja për sfidat e përditshme me të cilat përballemi, veçanërisht për të ndërgjegjësuar mbi sindromën Ehler’s Danlos.”
“Në Britani janë 15 njerëz që jetojnë me këtë gjendje, e cila prek çdo pjesë të trupit. Disa nga problemet me të cilat përballem janë dislokimi i kockave, dhimbja e fortë, problemet e zemrës, dhe harkimi i shpinës për të cilën jam operuar. Të ngrihem nga krevati është një përpjekje madhore për mua. Por megjithse është e vështirë, dua të provoj se jam e aftë për ta bërë këtë”.
Të tjera
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...