Vdekjet nga shurupet e kollës, OBSH: Masa të menjëhershme për mbrojtjen e fëmijëve
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 24 January 2023
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për “veprim të menjëhershëm dhe të koordinuar” për të mbrojtur fëmijët nga ilaçet e kontaminuara, pas vdekjeve të lidhura me shurupet e kollës vitin e kaluar.
Në vitin 2022, më shumë se 300 fëmijë, kryesisht të moshës nën 5 vjeç, humbën jetën si pasojë e dëmtimit akut të veshkave në Gambi, Indonezi dhe Uzbekistan. Në një deklaratë, OBSH bëri të ditur se vdekjet dyshohet të jenë shkaktuar nga ilaçe të kontaminuara.
Shurupet e kollës, pa recetë, kishin nivele të larta të dietilenit glikolit dhe etilenit glikolit.
“Këta ndotës janë kimikate toksike që përdoren si tretës industrialë dhe mund të jenë fatale edhe nëse merren në sasi të vogla. Ato nuk duhet të gjenden kurrë në ilaçe.”
OBSH tha se shtatë vende kishin raportuar se kishin gjetur shurupe të kontaminuara në katër muajt e fundit dhe u bëri thirrje 194 shteteve anëtare në këtë organizatë që të veprojnë menjëherë për të parandaluar më shumë vdekje.
“Meqenëse këto nuk janë incidente të izoluara, OBSH-ja u bën thirrje palëve të përfshira në zinxhirin e furnizimit mjekësor, të ndërmarrin veprime të menjëhershme dhe të koordinuara.”
Burime jo zyrtare të cituara nga agjencia e lajmeve Reuters pretendojnë se OBSH ka nisur hetimet për të përcaktuar nëse ka ndonjë lidhje mes prodhuesve të shurupëve të kontaminuar.
Duke cituar nivele të paprecedent toksinash në produkte, OBSh po kërkon më shumë informacion mbi lëndët e përdorura nga 6 prodhues në indi dhe Indonezi për shurupët e lidhur me vdekjet tek fëmijët, dhe po ashtu nëse kompanitë i kanë siguruar ato nga i njëjti furnizues.
Siç thuhet, OBSH po konsideron nëse do të këshillojë familjet të rivlerësojnë përdorimin e shurupëve të kollës tek fëmijët në përgjithësi.
Të tjera
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...
-
Familjarët e të zhdukurve përgatiten ta padisin Serbinë në Strasburg
Familjarët të cilëve u janë zhdukur më të dashurit e tyre, po përgatiten ta p...
-
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, “Serbia e Madhe” nuk do të ndodhë
Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ...
-
Objekti i vjetër i QKMF-së në Fushë Kosovë “vërshohet” nga qentë endacak, komuna thotë se do ta zgjidhë problemin në vitin 2025
Qentë endacak prej kohësh kanë gjetur një strehë të sigurtë në Fushë Kosovë. ...
-
OVL-UÇK në Gjakovë i reagon asamblistes së VV-së Mimoza Shala: Largoni duart nga dëshmorët
OVL-UÇK në Gjakovë ka reaguar ndaj deklaratës së asamblistes së VV-së, Mimoza...