Siguri

Vdekje e dyshimtë në Bardhosh të Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 04 November 2017

Policia e Kosovës njofton se një grua ka ndërruar jetë në rrethana të dyshimta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Gruaj është dërguar pa shenja jete në ambulancën e fshatit, pasi që e njëjta nga bashkëshorti i saj, është gjetur e shtrirë në oborrin e shtëpisë së tyre.

“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 03.11.2017-10:45/12:25. Një femër K/Shqiptare është dërguar pa shenja jete në ambulancën e fshatit, pasi që e njëjta nga bashkëshorti i saj, është gjetur e shtrirë  në oborrin e shtëpisë së tyre”, thuhet në raportin e Policisë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera