Vdekja e 22-vjeçares në rrethana të paqarta në Tiranë, arrestohet shoferi i kazinos ku punonte keniania
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 25 February 2023
Me urdhër të Gjykatës është shoqëruar në polici Rodi Barci, i cili ishte shofer në kazinon ku punonte 22-vjeçarja keniane që u dhunua barbarisht në Tiranë dhe humbi jetën.
Gazetarja Dorjana Bezat mëson ekskluzivisht se Barçi ishte ndër personat e fundit që ka takuar 22-vjeçaren keniane që humbi jetën në rrethana të paqarta.
Mësohet se pas shoqërimit në komisariatin nr.1 në Tiranë, në polici ndodhet dhe vëllai dhe nëna e tij. Ai ka qenë në përgjim për disa kohë, periudhë gjatë së cilës janë mbledhur të dhëna të vlefshme për hetimin.
22-vjeçarja kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. Pas hetimeve të kryera që prej gushtit, Prokuroria e Tiranës e cila e ka regjistruar çështjen për veprën penale të plagosjes së rëndë me dashje e ka rikthyer hetimin sërish në polici ku i janë lënë detyra të veçanta oficerëve të komisariatit nr. 1 në kryeqytet.
Oficerët e policisë kanë ri-pyetur disa persona për të sqaruar paqartësi apo mospërputhje mes deklarimeve të tyre dhe pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë.
E para që u ri-pyet ishte shoqja e dhomës se 22-vjeçares e cila është nga Gana. Po ashtu janë pyetur edhe stafi i kazinosë dhe shoferi që e transportoi 22-vjeçaren në rezidencë pak orë para se të gjendej nga banorët jashtë rezidencës në gjendje të rëndë.
Në ndihmë të hetimit priten të jenë dhe akte nga policia shkencore të marra nga dhoma e 22-vjeçares po ashtu edhe nga trupi i saj për të identifikuar personat që ajo ka takuar para ngjarjes që i rrezikoi jetën.
Nisur nga ekspertiza mjekoligjore dëmtimet më të mëdha në trupin e të resë janë shkaktuar nga rënia nga lartësia, prandaj policia ka dyshime se atë mund ta ketë shtyrë dikush nga dhoma ku qëndronte.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar, ndërsa e reja punonte në një kazino të Tiranës, ndërsa ngjarja u mbajt e fshehtë deri në muajin nëntor. Pak ditë më parë ajo ndërroi jetë në Kenia. /Tch
Të tjera
-
FSK konfirmon se njëri nga të plag*osurit mbrëmë në Pejë është ushtar i saj
Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë...
-
Sërish tubim para Qeverisë së Malit të Zi, njerëz me motive pro-ruse protestojnë kundër rezolutës për Srebrenicë
Policia do të filmojë një tubim të ri publik të paparalajmëruar që është plan...
-
Vazhdon dëshminë dëshmitari i 65-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë po vazhdon dëshminë dëshm...
-
Arrestohet Agron Gashi, i dyshuari për plag*osjen e trefishtë në Pejë
Është arrestuar 21 vjeçari, Agron Gashi i dyshuar për plagosjen e trefishtë m...
-
Stërvitje ushtarake rreth ishullit të Taivanit
Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze filloi stërv...
-
Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten pë...
-
A u zhdukën vijat e kuqe mes LVV-së dhe PDK- së, Xhavit Haliti flet për mundësinë e koalicionit mes këtyre dy partive
Për një koalicion të mundshëm PDK-VV, po diskutohet që do të ndodhë pas takim...
-
Haxhiu del me reagim pas votimit të marrëveshjes për burgjet me Danimarkën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët për votimi...
-
Deputetët e PDK-së “godasin” Mefail Bajqinovcin pasi tha se nuk kanë nevojë për koalicion “i fitojmë vetë 50%”
“E dinë mirë Bajqinovci që me qeverisje të keqe me qeverisje që e rrezikon sh...
-
“Zgjedhje të parakohshme”, a do të vendoset sot për fatin e qeverisë Kurti?
Pothuajse 1 orë me vonesë filloi përsëri seanca e së enjtes e paralajmëruar n...
-
Pas zvarritjes disa mujore, ratifikohen edhe marrëveshja me Danimarkën për burgjet dhe ajo me Fondin e OPEC’ut
Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë më në fund edhe Marrëveshjen me Dan...
-
Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku p...