Lajme

Vazhdon aksioni në Brezovicë, ​Prokuroria po heton për regjistrimin e vikend-shtëpizave

Autori: Gazeta inFokus 10:28 | 19 August 2022

Prokuroria Themelore e Ferizajt është duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, ku po hetohet për identifikimin dhe regjistrimin e vikend-shtëpizave.

Nëpërmjet një kumtese bëhet e dikur ky inspektim po bëhet në koordinim dhe bashkëpunim me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Minsitrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjensinë Kadastrale të Kosovës.

“Qëllimi i këtij operacioni është identifikimi i ndërtimit të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin”.

-Advertisement-

Ky aksion është vazhdimësi i aksioneve të mëhershme në zonën e Brezovicës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera