Lajme

Vazhdojnë “dramat” me vëllain, Kokaj: Iu drejtova Rrahman Jasharajt me “vëlla” më tha unë jam kryetar

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 22 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj nga Kuvendi i Kosovës i është drejtuar kryetarit të Sindikatave të Bashkuara të Arsimit (SBASHK), Rrahman Jasharaj duke thënë se në komisionin parlamentar për arsim të mërkurën iu drejtua me vëlla për shkak të respektit.

Kokaj madje gjatë vazhdimit të deklaratës së tij ka thënë se i përkulet Jasharajt nga respekti sepse kështu është mësuar, dhe i ka kërkuar që të bëhet një zgjidhje, andaj edhe i është drejtuar me vëlla.

“I nderuar kryetar i SBASHK-ut unë në komisionin për arsim, shkencë iu drejtova me vëlla, por ju më thatë unë jam kryetar nuk jam vëlla edhe kujdes si më drejtohesh. Por unë i thashë që thjesht kam respekt dhe i përkulem atij së kështu jam mësuar në Indi”, ka thënë Kokaj në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për grevën në arsim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera