Upss: E kemi harruar vëllaun e Vjosa Osmanit që u punësua në BQK
Autori: Gazeta inFokus 17:00 | 14 March 2023
Gazeta inFokus, para disa ditëve ka publikuar një video me punësimet e familjarëve të krerëve të shtetit, ku nxiti reagime të shumta në opinionin publik.
Por pa dashje është harruar të ceket vëllau i presidentes, Vjosa Osmani, i cili hiq më pak se para disa jave filloi zyrtarisht punën në institucion shtetëror.
Pas shumë presioneve politike edhe presidentja e vendit, më në fund e rehatoi vëllun e saj, Ramadan Osmanin, në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) në pozitën: mbikëqyrës i lartë bankar.
Vëllau i shefes së shtetit tashmë po e gëzon pozitën e rëndësishme, si mbikëqyrës i lartë bankar në Departamentin e Mbikëqyrjes Bankare në hyrje të objektit të BQK-së.
Ramadan Osmani, sipas njoftimit të BQK-së, ka arritur të marrë 176 pikë (në mesatare) në testin me shkrim dhe intervistën nga 200 sa ishte totali i pikëve të mundshme.
Por para disa muajve guvernatori Fehmi Mehmeti, përmes një letre i ishte drejtuar presidentes Osmani, që politika të qëndrojë sa më larg BQK-së, por duket së e para e vendit ia ka arritur qëllimit.
Presidentja gjithashtu duket se i bëri një vend edhe tezakes së saj, Venera Çerkini, në pozitën e Drejtorit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, institucion që funksionon në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, ku ministër është Faton Peci nga Lista Guxo.
Ndryshe, Gazeta inFokus, vazhdimisht do të ju mbaj të informuar në lidhje me punësimet masive të familjarëve të krerëve të shtetit në institucionet shtetërore./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Vajza e Hamëz Jasharit ia thotë këngës për Mitrovicën
E bija e Hamëz Jasharit, Besarta, është parë tejet e emocionuar gjatë një ahe...
-
Hamza: Vitin 2025 e nisa me përurimin e dy qendrave shëndetësore në Mitrovicë të Jugut
Bedri Hamza, kandidati për kryeministër i PDK-së, njëherësh ëshë kryetar i Mi...
-
Raportohet se është liruar nga Serbia ish-ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj
Në media po raportohet se është liruar nga burgu ish-ushtari i UÇK-së, Hasan...
-
Ekspertët ndërkombëtarë: Nëse Kosova përmbush detyrimet në 2025, presioni do jetë mbi Beogradin
2024 konsiderohet si viti maratonik i zgjedhjeve që sollën ndryshime në admin...
-
Me nga 3-4 shkronja, këta janë emrat më të përdorur për vajza dhe djem në Kosovë gjatë 2024-ës
Një ndër vendimet më të rëndësishme dhe të veçanta për prindërit është zgjedh...
-
Haradinaj: Aeroporti i Gjakovës do të përshtatet që udhëtarët të mos detyrohen për raste emergjente të aterojnë në Beograd e Shkup
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...
-
Publikohen inicialet dhe mosha e tri grave që humbën jetën dje në aksident tragjik në Maqedoninë e Veriut
Një aksident tragjik ka ndodhur dje pasdite në Maqedoninë e Veriut ku një vet...
-
Trupat e tri grave që u gjeten në Vardar dërgohen për obduksion, personi i katërt po kërkohet me dron
Trupi i burrit që dyshohet se ishte ne makinën e cila ra në lumin Vradar mbrë...
-
“Shko Hashim” , “Tani janë shumë komod që ata rrijnë atje” – Aida Dërguti me kritika të ashpra për qasjen e qeverisë ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë
Ish deputetja e Kuvendit të Kosovës, Aida Dërguti ka kritikuar ashpër qeverin...
-
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ambasadorit Anton Berisha
Presidentja Vjosa Osmani ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-zëvendësmi...
-
ShSKUK në janar do të hapë konkurs për 370 pozita me ushtrues detyre
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKUK) gjatë këtij muaji prit...
-
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeçar shqiptar
Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi...