UNDP-ja shpenzoi rreth 10 milionë euro në vit
Autori: Gazeta inFokus
13:35 | 10 March 2018
Se sa ka shpenzuar UNDP-ja deri tani në Kosovë, dhe cilat ishin projektet kryesore të UNDP-së, Andrew Russell, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së në një intervistë për “Zërin” ka deklaruara se rreth 10 milion euro në vit janë zbatuar.
Ai poashtu ka thënë se do të vazhdojnë të investojnë në punësim, në punësim të rinjve, në punësim të grave dhe të pakicave, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Ndër të tjera ai ka folur edhe për liberalizimin e vizave me BE-në.
Zëri: A keni statistika sa keni shpenzuar si UNDP deri më tani në Kosovë dhe cilat ishin projektet kryesore të UNDP-së?
Russell: Sigurisht që gjatë 20 vjetëve të fundit kemi zbatuar mesatarisht diçka rreth 10 milionë euro në vit. Ne kishim vite të fillimit ku ishim më të mëdhenj. Pastaj kishim disa vite që ishim më pak se kaq. Unë do të thosha se nëse shikoni vetëm për institucionet publike ka projekte që kanë të bëjnë me qasjen në drejtësi, me të drejtat e njeriut, me ngritjen e mekanizmave të ndryshëm që mund të mos funksionojnë gjithmonë…, por një gjë që mund të jemi krenarë janë mediet e pavarura … Ne kemi investuar shumë me Japoninë në fund të konfliktit në këtë sferë. Nëse shikoni sot, ne do të vazhdojmë të punojmë në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Do të punojmë me të dhëna dhe me kërkime si “Pulsi Publik”, etj. Do të vazhdojmë të investojmë në punësim, në punësim të rinjve, në punësim të grave dhe të pakicave. Ne do të vazhdojmë të mbështesim luftën kundër korrupsionit. Dhe së fundi nuk mund ta theksoj sa duhet faktin se ajo që unë shpresoj që të përqendrohet tani së bashku me akterët e tjerë ndërkombëtarë është nocioni se çka do të thotë të jesh kosovar? Çfarë do të thotë që të rinjtë tanë të qëndrojnë në Kosovë dhe jo vetëm të duan të largohen nga Kosova? Jo se çfarë do të thotë për shqiptarët e Kosovës, për serbët e Kosovës apo për romët e Kosovës. Natyrisht që këto identitete janë të rëndësishme për ne si individë, por në fund të fundit ne nuk duam që në botë të mbijetojmë pa ndjenjën e identitetit. Të arrijmë të krijojmë ndjenjën e identitetit kosovar.
Zëri: Gjatë viteve të kaluara rreth 100.000 njerëz u larguan nga Kosova, pastaj shkuam në Evropë dhe ky ishte një problem për liberalizimin e vizave me BE-në?
Russell: Po, absolutisht! Unë do të kthehem në Kosovë. E dua Kosovën. Po e lë këtë punë, por ju do të më shihni mua duke u kthyer, sepse është një vend joshës. Do të doja që kur të kthehem të gjithë njerëzit të jenë në gjendje të thonë se kanë gjetur sigurinë në këtë vend për të jetuar, për të shpresuar dhe jo një vend për t’u larguar.
Zëri: Përpos si përfaqësues i përhershëm i UNDP-së ju keni qenë edhe koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë
Russell: Unë vërtet jam i kënaqur me kohën që kam kaluar dhe kam punuar në Kosovë në të dy rolet e mia si përfaqësues i përhershëm i UNDP-së si dhe koordinator zhvillimor i OKB-së në Kosovë. Kishte sfida, po edhe shumë momente kënaqësie e triumfi.
Ne përkrahëm produksionin e filmit të metrazhit të shkurtër “Home”, koproduksion i Kosovës dhe i Mbretërisë së Bashkuar, i cili fitoi mbi 20 shpërblime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe çmimin e parë “Bafta” për Kosovën. Ky ishte aktiviteti im më i preferuar në Kosovë.
Ne kemi investuar në qasje në drejtësi për 17-18 vjet. Këtu do të shtoja se jemi shumë krenarë në atë se çka ka bërë UNDP-ja së bashku me “UN Women”, UNFPA-në dhe UNICEF-in në zhvillimin e kapaciteteve lokale, në qeverinë qendrore dhe në komuna për parandalimin dhe për luftimin e dhunës së bazuar në gjini.
Unë shfrytëzoj këtë rast për t’i dëshiruar pasardhëses sime, që vjen nga Suedia në javët e ardhshme, Ulrike Richardson shumë fat.

T� tjera
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...

































