Ulutash: Presim nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023
Autori: Gazeta inFokus
17:47 | 25 July 2026
Komandati i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka thënë se presin nga Serbia që të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e vitit 2023 që ngjanë në Kosovë.
Ai për situatën në Bansjkë të atij viti tha se përbënte sfidë serioze për KFOR-in, por NATO-ja qe përgjigjur menjëherë.
“Ngjarjet në Banjskë në vitin 2023 ishin padyshim një sfidë serioze që kërkoi reagim të shpejtë dhe vendimtar”, ka thënë Ulutash.
“NATO-ka u përgjigj menjëherë dhe kjo çoi në forcimin më të madh të kapaciteteve të KFOR-it në më shumë se një dekadë”.
“Edhe pse KFOR-i është përballur me shumë sfida gjatë historisë së vet 27-vjeçare, ai ka dëshmuar vazhdimisht aftësinë për të zbatuar plotësisht dhe paanshmërisht mandatin e tij të OKB-së, si dhe aftësinë për t’u përshtatur kur kërkohet nga zhvillimet relevante të sigurisë”.
“Prioriteti ynë është të sigurojmë se qëndrimi ynë ose prania jonë operative në terren të mbetet e përshtatshme për detyrën. Kjo është ajo ku përqendrohem unë dhe ku do të mbetet i përqendruar çdo pjesëtar i KFOR-it nën mandatin tim, nën komandën time, çdo ditë pa ndërprerje”.
Ulutash tha se KFOR-i komunikon në baza të rregullta me Forcat e Armatosura të Serbisë, dhe presin mbështetje nga ta për të siguruar llogaridhënie për sulmet e vitit 2023 të kryera në Kosovë.
“Së pari, dua të them se KFOR-i mban komunikim të rregullt dhe transparent me Forcat e Armatosura të Serbisë në të gjitha nivelet”.
“Së shpejti do të jem në Beograd, përsëri, dhe do të takoj shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneralin Mojsilloviq. Ky do të jetë takimi im i pestë me të gjatë këtij mandati”.
“Dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e zhvilluar me gjeneralin Mojsilloviq ndër vite. Ai ka ndihmuar në shumë mënyra të ndryshme, duke forcuar transparencën, besimin e ndërsjellë, dhe duke kontribuuar në ruajtjen e stabilitetit rajonal”.
“Së dyti, siç e ka bërë të qartë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe zyrtarët e tjerë të NATO-s, ne presim mbështetjen e Serbisë për të dhënë ose siguruar llogaridhënie për sulmet e paarsyetueshme të kryera në Kosovë në vitin 2023”./KlanKosova

T� tjera
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...




































