Sport

Ulpiana me bilanc qind për qind kampione vjeshtor në Ligën e Parë

Autori: Gazeta inFokus 16:10 | 14 December 2020

KHF Ulpiana është shpallur kampione vjeshtor në Ligën e Parë të Hendbollit për femra, shkruan Gazetasheshi.com

Skuadra nga Lipjani ishte e pa konkurrencë në këtë gjysëm sezon, teksa ka mposhtur të gjitha kundërshtaret, duke u bërë kampione me të gjitha ndeshjet e fituara.

Vashat lipjanase janë drejt rrugës për t’u ngritur në Superligë dhe siç duket nga fitoret e thella që ka marrë, objektivi për t’u ngritur në elitën më të lartë të hendbollit do të jetë gjithnjë e më afër.

-Advertisement-

Ulpiana epitetin e kampiones vjeshtore për sezonin vjeshtor e ka arritur dje më fitoren e thellë ndaj Dukagjinit 49:20.

Tabela në Ligën e Parë të femrave në Hendboll:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera