Lajme

Ukrainasit vrasin një nga snajpëristët më të mirë rusë, alarmohet ushtria e Putinit /Pamje

Autori: Gazeta inFokus 13:38 | 02 June 2022

Teksa lufta në Ukrainë është e përqendruar në Lindje, me forcat ruse që janë afër të marrin kontrollin e plotë të Luhanskut, armiqtë vazhdojnë të pësojnë humbje të mëdha.

Forcat ukrainase kanë vrarë njërin nga snajperistët më të mirë rusë, kanë bërë të ditur burime brenda forcve separatiste pro-ruse.

Lajmi për vdekjen e Alexander Kislinsky, snajperist në forcat ruse GRU dhe në brigadën e 22 të Spetsnaz, ka alarmuar ushtrinë e Putinit.

-Advertisement-

Në llogaritë e separatistëve pro-rusë, bëhet e dirur se ky snajperist konsiderohej si nga më të mirët në forcat ruse.

Forcat separatiste pro-rusë janë munduar ta glorifikojnë figurën e snajperistit të vrarë rusë – duke e cilësuar si hero dhe luftëtar të mirë, por ukrainasve nuk iu desh shumë kohë nga ardhja e tij në Ukrainë, që ta lokalizojnë dhe vrasin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera