Sport

UEFA merr vendimin për gjyqtarin që përdori fyerje raciste në ndeshjen PSG – Basaksehir

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 09 December 2020

Takimi i mbrëmshem mes Paris Saint Germanit dhe Basaksehirit në Ligën e Kampionëve është anuluar për shkak të fyerjeve raciste që referi i katërt përdori, shkruan Gazeta inFokus.

Ishte gjyqtari i katërt, Sebastian Coltescu, ai që iu drejtua ndihmës trajnerit të klubit turk me fjalë raciste.

“Duhet ta dëbosh zezakun jashtë” i kishte thënë ai referit kryesor, fjalë këto që nxiten reagime të mëdha duke u ndërprerë ndeshja në minutën 16’.

-Advertisement-

Pas këtij incidenti UEFA ka marrë vendimin që nëse do të vërtetohet që rumuni ka përdorur terme racore atëherë ai nuk do të ketë të drejtë të drejtoj asnjë ndeshje në FIFA dhe UEFA.

Përveç tij, dënim do të marrë edhe gjyqtari kryesor për mos reagim ndaj një veprimi të tillë.

Kujtojmë që ndeshja e ndërprerë mes PSG-së dhe Basaksehirit do të vazhdoj sonte në ora 19:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera