Lajme

Berisha e përcakton fatin e koalicionit aktual me LDK-në në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 30 June 2025

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, ka njoftuar se është duke vazhduar konsultimet me strukturat dhe aktivistët e partisë për listën e Asamblesë Komunale, duke kërkuar mobilizim të plotë për zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha thekson se e ka pranuar kandidaturën për të udhëhequr garën në kryeqytet me synimin që këtë herë fitorja të jetë e përbashkët. Ai do të prijë gjithashtu edhe listën për asamble.

“Kërkoj angazhimin dhe aktivizimin e secilit prej jush, që këtë fushatë ta organizojmë ashtu siç na ka hije dhe siç i ka hije Aleancës,” shkruan ai.

-Advertisement-

Berisha ka bërë të ditur se konsultimet për listën do të përfundojnë deri të premten, ndërsa sa i përket çështjes së koalicionit aktual në Prishtinë, vendimi pritet të merret në ditët në vijim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera