Rozë

U tha se u nda nga i dashuri! Eliona Pitarka publikon foto romantike me partnerin nga përvjetori idashurisë

Autori: Gazeta inFokus 21:51 | 20 November 2019

Prej kohësh aktorja bukuroshe Eliona Pitarka është në një lidhje dashurie dhe shumë e lumtur. Eliona e bëri publike lidhjen në një prej netëve të “Dance with me”, por preferoi identitetin e djalit ta mbante të fshehtë.

Megjithatë muajin e kaluar nisën thashethemet se Eliona ishte ndarë nga i dashuri për shkak të një statusi ku aktorja shkruante se mund t’i përmbushë vetë nevojat e saj dhe nuk ka nevojë për askënd.

Por ditën e sotme Eliona i ka hedhur poshtë këto thashetheme duke publikuar në Instastory disa foto ku shfaqet me të dashurin dhe bën të ditur se kanë përvjetorin e lidhjes.

-Advertisement-

Në një prej fotove Eliona ia ka mbuluar fytyrën me një zemër teksa postimin e shoqëron me këngën e Flori Mumajesit “Thjesht të du”.

“Dashuria e jetës time”, shkruan Eliona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera