U mbajt takimi koordinues për kategorizimin e hoteleve
Autori: Gazeta inFokus
16:07 | 14 March 2018
Në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë u mbajt takimi i Komisionit për Klasifikim dhe Kategorizim te Objekteve Hoteliere me drejtorët e drejtorive të Turizmit, Zhvillimit Ekonomik dhe udhëheqësit e inspektorateve të komunave të: Prishtinës, Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjilanit, Ferizajt dhe Gjakovës.
Në takim u diskutua rreth ngritjes dhe sensibilizimit të bizneseve të subjekteve hoteliere për klasifikimin dhe kategorizimin e objekteve akomoduese në Kosovë.
Kryesuesi i Komisionit për Klasifikim dhe Kategorizim te Objekteve Hoteliere, Hysen Sogojeva i njoftoi të pranishmit për mundësitë dhe format e kategorizimit të objekteve akomoduese duke u koordinuar edhe me institucionet lokale, në mënyrë që të rregullohet kjo fushë sipas standardeve ndërkombëtare, edhe pse kjo çështje është vullnetare dhe jo-obliguese.
Ndërsa, zv.ministri i MTI-së, Fadil Arifi, kërkoi një bashkëpunim më të ngjeshur me të gjitha palët relevante për të ngritur numrin e aplikimeve për kategorizim të subjekteve akomoduese kudo nëpër Kosovë.
Ai më tej shtoi: “Pasi që ne jemi të bindur se turizmi është një mundësi shumë e mirë për zhvillim ekonomik të vendit tonë dhe ka mundësi të mëdha për përfitime nga të gjitha palët e interesit, nëse zhvillohet më shumë, por gjithnjë me aplikimin e standardeve dhe ofrimin e shërbimeve cilësore, ne si MTI kemi marrë iniciativën për forcimin e kësaj fushe. Fillimisht do t’i rrisim kapacitetet, ku shumë shpejt do ta themelojmë Departamentin e Turizmit, ndërsa pak me vonë edhe Organizatën Kombëtare të Turizmit”, theksoi Arifi.
Ai më tej shtoi se krahas kësaj do ta rregullojmë bazën ligjore, sepse shërbimet turistike momentalisht nuk po ofrojnë cilësi dhe as siguri te turistët.
Zv.ministri Arifi përmendi edhe iniciativën për koncept-dokumentin për përmirësimin e Ligjit të Turizmit, por deri në fuqizimin e ligjit të ri ne jemi të interesuar që të intervenojmë aty ku ka mundësi edhe pa ndërhyrje në ligj.
Ai po ashtu tha se është shumë shqetësuese dukuria e “vetë kategorizimit” të objekteve akomoduese. “Na shqetëson fakti se shumë hotele sot ekspozojnë yje të cilat janë ilegale, prandaj për këtë kemi nevojë për mobilizim të inspektorateve për të intervenuar në përmirësimin e gjendjes”, potencoi Arifi.
Sipas zv.ministrti Arifi, kategorizimi i objekteve akomoduese nuk do të duhej të shihej si një barrierë apo ngarkesë për bizneset, pasi që procedurat janë shumë të thjeshta dhe nuk ka ndonjë tarifë për t’u paguar dhe se kjo do të sillte vetëm përfitime pasi që ndikon në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe në ngritjen e imazhit të hoteleve të Kosovës.

T� tjera
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...


































