Sport

Tronditet Juventusi. Ylli i mesfushës ka probleme në zemër, rrezikon operacionin

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 20 February 2019

Një rrufe në qiell të hapur për Juventusin dhe, mbi të gjitha, për Sami Khedira. Mesfushori gjerman u detyrua të bënte një “pit stop” për shkak të një shqetësimi në zemër (atrial arrhythmia), ndaj nuk udhëtoi dot me ekipin drejt Madridit.

Menjëherë u shqetësuan të gjithë në kampin bardhezi. Lojtari ndjeu rrahje të parregullta të zemrës, ndërsa stafi mjekësor konstatoi aritmi. Problemi duket të jetë shumë i ngjashëm me atë të Stephan Lichtsteiner, midis 23 shtatorit dhe 3 nëntorit 2015.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nëse testet elektrofiziologjike konfirmojnë hipotezën e parë, Sami Khedira duhet të mungojë për 30-40 ditë. Do të jetë vendimtare të kuptohet nëse lojtari gjerman do të duhet të operohet apo jo. Stephan Lichtsteiner u operua në atë kohë, pastaj u kthye me shpejtësi “ekstreme”, për një muaj e gjysmë.
Massimiliano Allegri dhe të gjithë juventinët shpresojnë se e njëjta trajektore e kalimit të problemit do të jetë edhe për Sami Khedira.

-Advertisement-

Sa i përket aspektit thjesht futbollistik, tani pa Khedira, mesfusha e Juventusi duhet të përballohet në këtë pjesë të sezonit me katër emra të tjerë: Pjanic, Matuidi, Emre Can dhe Bentancur. Do të jetë e dobishme prania e Bernardeschi, i cili mund të mbulojë rolin e mesfushorit të brendshëm, nëse është e nevojshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Udhëtoni drejt Berlinit me PrishtinaTicket me çmime speciale!
-Advertisement-

Të tjera