Ekonomi

Trepça mbetet pa drejtor

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 12 March 2018

Në krye të ndërmarrjes “Trepça”, më nuk do të jetë  Ahmet Tmava. Kjo pasi që të hënë ai dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Mos funksionalizimi i Ligjit për Trepçën e ndërhyrja e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukës në punën e ndërmarrjes “Trepqa”, po del të jenë arsyet që e dërguan Tmavën drejt dorëheqjes.

Së paku kështu ka deklaruar vet Tmava për Infokusin.

-Advertisement-

Ish- Drejtori i “Trepqës”, Ahmet Tmava ka thënë për Infokusin se janë bërë katër vite prej se është në këtë pozitë dhe se edhe ashtu i ka ardh fundi i mandatit, por se arsyeja kryesore është mosfunksionalizimi i Ligjit për Trepçën.

“Ligji i Trepçës nuk është funksionalizu qe 17 muaj. Për kaq kohë nuk ka një bord”, ka thënë Tmava.

Por, kjo nuk është e vetmja arsye e dorëheqjes së tij. Thotë se në punën e tij ka pasur ndërhyrje edhe Ministri  i Zhvillimit Ekonomi, Valdrin Lluka.

“Ministria është dashtë me i kry obligimet e veta në këtë rast, me kriju Bordin dhe me regjistru ndërmarrjen. Mua më është privu e drejta e përfaqësimit dhe e drejta për ta kryer detyrën time sipas përgjegjësive që kam pasur. Me raportet e krijuara më është pamundësuar vazhdimi  dhe kështu  më nuk jam menaxher i Trepçës”, ka thënë më tutje Tmava.

Ndryshe, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka të hënën ka bërë të ditur se bordi i “Trepçës” do të jetë funksional në fillim të muajit prill.

“Me 25 mars janë intervistat finale dhe pastaj prej intervistave dhe kalimin në qeveri un nuk e besoj që merr kohë më shumë se një javë përderisa zgjidhet bordi, sepse me të vërtet kemi interesim jashtëzakonisht të madh që ta finalizojmë këtë bord”.

“…bordi ka mbetur pa drejtor funksional dhe bordi ka mbetur pa një proces zhvillimor dhe ka interesim të madh nga investitorë të huaj që të investojnë në Trepçë, prandaj çdo ditë e humbur është humbje kohe”, ka thënë Lluka./Infokusi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera