Lajme

Trafik kokaine Hollandë-Itali, arrestohet shqiptari në Itali

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 05 May 2017

Ditën e sotme policia ka sekuestruar 12 kg kokainë të pastër duke vënë në pranga 8 persona ndër to edhe një shqiptar.

Mediat italiane shkruajnë se këto persona akuzohen për trafik dorgë Itali-Hollandë. Operacioni u krye nga agjentët e skuadrës ‘Flying’ të Barit dhe Firences.

“Ansa” shkruan se lënda narkotike transportohej me makina, ndërsa kokaina fshihej nën dysheme.

-Advertisement-

Të njëjtat burime theksojnë se shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet, bashkë me një rumune e kishin blerë kokainën në Holandë, ndërsa kishin si synim që ta tregtonin atë në sheshin e qytetit të Barit.

Tashmë 5 të arrestuarit ndodhen në ambientet e paraburgimit në pritje të caktimit të masës së sigurisë. /albeu.com/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera