Sport

Tottenhami fiton në udhëtim te Ludogoretsi

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 05 November 2020

Tottenhami ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim të Ludogoretsi me rezultat 3-1, në sfidën e luajtur në kuadër të xhiros së tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, shkruan Gazeta inFokus.

Golat për ‘Spurs’ i realizuan Harry Kane (13’), Lucas (33’) dhe Giovani Lo Celso (62’), ndërsa golin e vetëm për vendasit e shënoi Claudiu Keseru (50’).

Pas kësaj fitoreje Tottenhami renditet i dyti në Grupin J me 6-të pikë, ndërsa Ludogoretsi i fundit me 0 sosh.

-Advertisement-

Ndeshjen e radhës Tottenhami e luan pikërisht ndaj Ludogoretsit në Londër me 25 nëntor./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera