Togeri zviceran i KFOR-it: Komunitetin serb në Obiliq s’e shqetëson situata në veri
Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 30 December 2022
Pas thirrjeve të përsëritura nga komuniteti ndërkombëtar, ka ardhur shenja e parë e uljes së tensionit. Barrikadat e ngritura nga serbët në veri të Kosovës do të hiqen. Megjithatë, tensioni në kufi mbetet i lartë.
“Ne ndjejmë se diçka ka ndryshuar. Ndjenja është se shqetësimi është rritur. Por në fushën tonë të kompetencës situata është e qetë dhe jemi të përgatitur për çdo skenar”, thotë Alex Terzi, toger i parë i LMT (Ekipi i Ndërlidhjes dhe Monitorimit), kompania e vendosur në Obiliq, për “Tio.ch”, transmeton Klankosova.tv.
Një situatë e brishtë e monitoruar vazhdimisht nga forca paqeruajtëse zvicerane e “Swisscoy”, e pranishme në vend që nga viti 1999 në bashkëpunim me forcën ndërkombëtare të NATO-s KFOR. Aktualisht në vend janë 195 ushtarë zviceranë.
I vendosur në Kosovë tetorin e kaluar, Terzi shpjegon perceptimin e banorëve për krizën. “Kontaktet me popullatën nuk kanë ndryshuar. Qasja me njerëzit dhe kryerja e misioneve tona vazhdon normalisht. Është e qartë se gjatë takimeve me njerëzit situata në veri është një temë që trajtohet me një frekuencë të caktuar. Por jeta e përditshme nuk ka ndryshuar”.
Togeri i parë nga Ticino është në Obiliq, një qytet afër kryeqytetit ku bashkëjetojnë shumë grupe etnike, duke përfshirë komunitetin serb. “Qyteti është i ndarë në disa lagje të ndryshme. Bashkëjetesa, megjithatë, është e shkëlqyer. Nuk kam hasur asnjëherë probleme. Tensionet e fundit në veri të vendit nuk janë ndjerë. Njerëzit kanë kabllorë dhe qëndrojnë të përditësuar, por për momentin asgjë nuk ka ndryshuar”, thekson ai.
Një aspekt qendror në misionin e Terzit është kontakti me njerëzit, e cila është edhe detyra kryesore e grupit të tij. “Ne çdo ditë dalim për të zhvilluar biseda dhe takime të ndryshme si me popullatën e fshatit ashtu edhe me autoritetet lokale. Detyra jonë është të perceptojmë shqetësimet, problemet dhe sfidat. Pas këtyre takimeve ne hartojmë një raport të paanshëm për t’ia dërguar KFOR-it në mënyrë që ata të mund të kenë një pasqyrë të situatës”. Marrëdhënia me banorët lokalë është një nga momentet më delikate: “Janë të gjithë shumë ndihmues dhe miqësorë”, potencon Terzi.
“Tensionet e fundit tregojnë brishtësinë e situatës në veri të Kosovës”, shpjegon Daniel Seckler, shef i komunikimit në Swissint, qendra e kompetencës së Forcave të Armatosura të Zvicrës për misionet jashtë vendit. “Megjithatë, këto tensione janë të kufizuara në rajonin afër kufirit me Serbinë. Në pjesën më të madhe të vendit ju mund të thithni ajër tjetër”, thotë ai, duke nënkuptuar se situata në pjesën tjetër të Kosovës është e qetë, për dallim nga veriu.
Seckler shpjegon se si kriza në veri nuk ka ndikuar në detyrat e misionit zviceran. “Ushtarët tanë mbështesin misionet kryesore të KFOR-it, të cilat janë sigurimi i ruajtjes së një mjedisi të sigurt dhe mbështetja e lirisë së lëvizjes në vend”.
Përgatitja është e përpiktë dhe asgjë nuk i lihet rastësisë, për sa u përket rekrutëve para nisjes për në Kosovë. “Trajnimi përfshin trajnime specifike për të mësuar rreth situatës në zonën e misionit dhe si të vazhdohet në rast të tensioneve politike ose etnike”.
Në ndërkohë, thirrjet për qetësi kanë ardhur edhe nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme (FDFA) i Zvicrës përmes “Twitter”-it. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen nga çdo veprim që mund të përkeqësojë më tej situatën. Misionet paqeruajtëse të KFOR-it dhe EULEX-it janë thelbësore për të ruajtur rendin dhe sigurinë e komuniteteve lokale në veri të Kosovës”.
Të tjera
-
Policia e Kosovës trajnohet nga FBI në SHBA për Hetimet Penale
Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin për Hetimet Penale të Depart...
-
Inspektorati i Prishtinës me aksione për lirimin e hapësirave publike
Inspektorati i Prishtinës po vazhdon aksionet për lirimin e hapësirave publik...
-
Çfarë u diskutua sot në Strasburg në Ministerialin që do të duhej ta bënte Kosovën pjesë të KIE
Kosova sot humbi mundësinë që të bëhet anëtare e organizatës më të vjetër...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për kadetë të rinj që do të studiojnë në disa qendra universitare
Ministria e Mbrojtjes ka shpallë konkurs për pranim të kadetëve të rinj që do...
-
Deputeti gjerman e qorton Qeverinë e tij që s’e futi në agjendë Kosovën, paralajmëron diskutim në Vilnius
Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i gr...
-
Musliu-Shoshi: Falë udhëheqjes së Albin Kurtit sot feston Serbia
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas dështimit që kërkesa e Kosovës ...
-
Krasniqi: Kjo qeveri dështoi të finalizojë një punë pothuajse të kryer
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi mos anëtarësimin e ...
-
Degradimi i Drinit të Bardhë, sekuestrohen një kamion dhe ekskavator
Pas një inspektimi të kryer nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësin...
-
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për pranim të kadetëve
Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për vitin akademik 2024/2025 për pranim ...
-
Aksidẹnt në Raushiq të Pejës, katër persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në qytetin e fshatin Raushiq të q...
-
Ramabaja: Kurti njihet botërisht si një prej kryeministrave më intelegjentë në Evropën Juglindore
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje Sadri Ramabaja në një debat televiziv e ka ko...
-
Sami Kurteshi thotë se interpretimi shkencor e nxjerr të pafajshëm për sulm
Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Sa...