Lajme

Thẹrret me thiḳë një nxënës në Mitrovicë, policia jep detaje

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 16 October 2024

Një nxënës i gjimnazit ‘Frang Bardhi’ në Mitrovicë është therrur me thikë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur.

“Sot, rreth orës 09:45, është raportuar për një person të lënduar. Nga hetimet e para bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur në sheshin Skenderbeu në Mitrovicë, ku pas një përleshje i lëndime nga një mjet i mprehtë ka pësuar viktima mashkull i moshës se mitur. Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar i moshës se mitur. Njësitet përkatëse po vazhdojnë me rrjedhën e hetimeve”, thotë Zahiti.

-Advertisement-

Mësohet se i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit, ndërsa motivi i kësaj ngjarje nuk dihet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera