Thellohet deficiti tregtar në Kosovë, eksporti mbulon importin me vetëm 14.1%
Autori: Gazeta inFokus
10:11 | 24 October 2025
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme e Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar prej 21.2% në muajin shtator 2025, në raport me periudhën e njëjtët të vitit 2024, përkatësisht në vlerë prej 520,5 milionë euro krahasuar me deficitin 429,4 milion euro në vitin 2024.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosvës (ASK) eksporti mbulon importin me vetëm 14.1%.
Eksporti i mallrave në muajin shtator 2025 kishte vlerën 85,8 milionë euro, ndërsa importi 606,2 milionë euro, është një rritje prej 10.7% për eksport dhe një rritje prej 19.6% për import duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të grupeve kryesor të eksportit e përbëjnë: 19.1% metalet bazë dhe artikujt prej tyre, 12.5% plastikë, gomë dhe artikuj prej tyre, 12.4% produktet minerale, 11.5% ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9.5% artikuj të ndryshëm të prodhuar, etj.
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 28,0 milion euro, ose rreth 32.7% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 2.6%. Partneret kryesor për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania 11.5%, Italia 2.9%, Holanda 2.6%, etj. Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 249,4 milion euro, ose 41.1% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 17.3%. Importet me pjesëmarje me të lartë ishin nga: Gjermania 12.7%, Italia 6.1%, Polonia 3.4%, etj.
Ndërkaq në muajin shtator 2025, eksportet e Kosovës me vendet CEFTA-së arritën në 40,6 milion euro, ose 47.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 21.4%. Partner kryesor për eksport nga vendet e CEFTA-së janë: Shqipëria 21.4%, Maqedonia e Veriut 11.0%, Serbia 8.4%, Mali i zi 4.8%. Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin shtator 2025, arritën në 87,8 milionë euro, ose 14,5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 34.4%. Vendet me pjesëmarje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut 5.6%, Shqipëria 3.6%, Serbia 3.5%.
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 17,1 milionë euro, ose 19.9%. Si partner më të rëndësishëm nga këto vendet për eksport vlen të përmendën: Zvicra 11.0% dhe Turqia 3.7%. Ndërsa importet e Kosovës me vendet tjera arritën në 269,0 milionë euro, ose 44.4%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina 15.6% dhe Turqia 12.8%.

T� tjera
-
Limaj për rikthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale: Jam SHOKU
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar kërkesën për ri...
-
Rreth 2,500 konsumatorë të Prishtinës mbesin pa energji elektrike
KEDS ka njoftuar se si pasojë e një avarie në NS 110/20 kV Prishtina 6, rreth...
-
Rriten shqetësimet financiare në Zvicër, 38% e të punësuarve përballen me vështirësi ekonomike
Situata financiare e një pjese të konsiderueshme të punonjësve në Zvicër ësht...
-
Ky është personi që u vra sot në Suharekë në sytë e vajzës së mitur dhe gruas
Personi që humbi jetën nga të shtënat me armë zjarri mesditën e së mërkurës, ...
-
Vdes Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur Qumili
Është ndarë nga jeta Floranta Radogoshi, motra e humoristit të njohur kosovar...
-
Partia Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e partisë së Vuçiqit
Kryesia e Partisë Popullore Evropiane do të propozojë pezullimin e përkohshëm...
-
BBC: Trump shtrëngon duart me Putinin dhe Xi Jinping para bisedimeve historike në Kinë
Të mërkurën, Donald Trump dhe Vladimir Putin u takuan për herë të parë pas më...
-
Kush është polici që e shoqëroi sot Jakup Krasniqin? I njëjti ishte edhe me Thaçin vitin e kaluar
Jakup Krasniqi ka qenë sot në Kosovë, nën përcjelljeve e shumë njësiteve të G...
-
Projektligji për diplomacinë, Ministri ia merr Presidentes kompetencën për emërimin e konsujve të përgjithshëm
Projektligji i ri për Shërbimin e Jashtëm të Kosovës parasheh ndryshime të rë...
-
Miftaraj: Pa reagimet publike, dënimet ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të ishin edhe më të larta
Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i ftuar në emisioni...
-
Komuna e Vushtrrisë apelon për kujdes nga erërat e forta
Duke pasur parasysh erërat e forta që po mbizotërojnë aktualisht në Vushtrri ...
-
Zyrtari i lartë i BE-së thotë se çështja e Kosovës është ndër temat që duhet folur me pushtetin e ri në Serbi
Drejtori Gjeneral për Zgjerimin, Gert Jan Koopman, ka folur në një intervistë...

































