Thaçi hoqi dorë nga vizitorët “e ndaluar”, Mbrojtja jep detajet në përgjigjen për ZPS
Autori: Gazeta inFokus
19:56 | 25 July 2026
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka hequr dorë nga 10 vizitorë në pritje të aktgjykimit të shkallës së parë më 16 shtator.
Klan Kosovadha detajet nga ky.
“Në fakt kjo është një ky është një detaj i cili është zbuluar tek përgjigjja e dytë apo kundërpërgjigja e ekipit të mbrojtës së Thaçit për Zyrën e Prokurorit të Specializuar për çështjen e dorëzonisë prej 50.000€ që e kishte ofruar Thaçi për lirim me kusht. Natyrisht se ka edhe detaje të tjera që i bën publike mbrojtja për herë të parë. Mirëpo ndër to bëhet e ditur se Thaçi ka hequr dorë nga kërkesa për ta rishikuar vendimin e gjyqtarit të vetëm, në këtë rast Kristopher Gosnell, për të mos i lejuar vizitat e Thaçit me 10 persona të ndaluar që ka qenë një vendim që është marrë tash një vit”, deklaroi gazetarja Mujku.
Ajo shtoi se në vendimin e marrë në korrik të vitit 2025, kanë qenë 11 persona të cilëve u ishte ndaluar ta vizitojnë Thaçin, por për shkak se njërit prej tyre i është hequr kjo masë në ndërkohë, Thaçi qysh në janar kur ka qenë vendimi i fundit i gjyqtarit të vetëm Kristopher Gosnel, ka hequr dorë nga kërkesa për ta rishikuar këtë vendim.
“Kjo sepse sipas mbrojtjes së Thaçit, ai nuk ka për qëllim që ta ketë ndonjë vizitë, pra ta realizojë ndonjë takim apo bisedë me asnjërin prej këtyre vizitorëve, dhe rrjedhimisht nuk ka për qëllim që ta pengojë në ndonjë formë procesin gjyqësor sikurse pretendon prokuroria, andaj është njëra prej arsyeve që ka kërkuar që Thaçi t’i lejohet lirimi me kusht sepse as në qendrën e paraburgimit nuk ka pasur qëllime që të kryej vizitë me këta 10 persona dhe njësoj do të vepronte edhe po të lihej i lirë me kusht jashtë”.

T� tjera
-
Hoti i quan dështakë Qeverinë Kurti: Sot projekti i gazit amerikan mund të ishte në finalizim, me Kosovën e Re do të kushtonte 80 euro megavati
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar Qeverinë për gjendjen në sekto...
-
“Nuk jam duke të sulmuar, veç po të pyes”, tensione gjatë intervistimit të drejtoreshës për rastin e Arlinda Zekajt
Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili po shqyrton rastin e vrasjes së Arlinda...
-
Kurti i shpjegoi ikjet nga Kosova me gjendjen e keqe në dy fusha, parashikoi që arsimi mund të ndreqet për 10-15 vjet
Kryeministri Albin Kurti ka identifikuar dy faktorë kryesorë që, sipas tij, p...
-
Erërat e fuqishme shkaktojnë dëme në Ferizaj, kryetari Aliu kërkon mbështetjen e qeverisë
Erërat e fuqishme që përfshinë Ferizajn gjatë mbrëmjes së kaluar kanë shkaktu...
-
Pacolli njofton për rrënime të reja përreth Liqenit të Ujmanit
Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli ka bërë të ditur se po vazhdojnë rrënime...
-
Miratimi në lexim të parë i buxhetit, Qeveria: Ky buxhet synon transformimin ekonomik të Kosovës
Mbrëmë Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2...
-
Deputetët përplasen në Komision gjatë intervistimit të drejtoreshës nga Peja, shkak pyetjet
Komisioni Hetimor Parlamentar në rastin e Arlinda Zekajt, po interviston Albu...
-
INDEP: Kosova shkel dy obligime të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, pasojë e vonesave, bllokadave dhe mospunës
Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka reaguar pas publikimit të dy op...
-
Bajrami: Nga sot, reduktimet e energjisë lejohen edhe me vendim të Kuvendit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritiku...
-
Dëmet nga erërat e forta pezullojnë mësimin në gjimnazin e Ferizajt
Mësimi është pezulluar sot në Gjimnazin “Dr. Shaban Hashani” në Ferizaj, për ...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, drejtoresha e Mirëqenies Sociale para Komisionit: Padrejtësisht jam linçuar, puna ime është hartim i politikave, s’trajtoj raste direkt
Drejtoresha e Mirëqenies Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktar...
-
Rasti i Arlindës: Komisioni interviston drejtoreshën e Mirëqenies Sociale
Komisioni Hetimor Parlamentar ka nisur intervistimin e Albulena Muja Bajrakta...

































