Tërmeti me magnitudë mbi 7 që goditi Japoninë la 6 të vdekur, autoritetet paralajmërojnë cunami
Autori: Gazeta inFokus 15:57 | 01 January 2024
Një tërmet me magnitudë 7.4 ka goditur brigjet e Japonisë qendrore-perëndimore, duke shkaktuar të paktën gjashtë të vdekur. Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim për cunami pasi valët më të larta se një metër goditën tashmë disa zona, por kërcënimi “ka kaluar kryesisht”, tha Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit në Paqësor me bazë në Hawaii. Tërmetit të fortë i ka paraprirë një goditje e parë me magnitudë 5.5 ballë në të njëjtën zonë.
Disa shtëpi dhe shtylla elektrike u shembën dhe rreth 33,500 shtëpi mbetën pa energji elektrike. Autoritetet e Koresë së Jugut kanë lëshuar gjithashtu një paralajmërim për cunami në Detin Lindor. Autoritetet japoneze kanë urdhëruar popullsinë që të evakuojë zonën e goditur nga tërmeti i dhunshëm. “Të gjithë banorët duhet të lëvizin menjëherë në tokat më të larta,” tha transmetuesi kombëtar NHK pasi tërmeti goditi rajonin Noto të prefekturës Ishikawa.
Të paktën gjashtë persona humbën jetën pas shembjes së disa shtëpive në qytetin Wajima, prefektura Ishikawa. Këtë e ka konfirmuar shefi i shtabit, Yashimasa Hayashi, në një konferencë për shtyp, duke raportuar edhe përhapjen e zjarreve në zonën e prekur.
Guvernatori i prefekturës Ishikawa, Hiroshi Ase, i kërkoi qeverisë të vendosë forcat e vetëmbrojtjes në zonat e prekura nga tërmeti. Asnjë dëm nuk është raportuar në termocentralet bërthamore, tha shefi i shtabit të zyrës së kryeministrit japonez Hayashi Yoshimasa, cituar nga televizioni publik japonez NHK. Kompania Hokuriku Electric Power thotë se ka mbyllur dy gjeneratorë në termocentralin e saj Nanao Ota në qytetin Nanao, prefektura Ishikawa.
Të tjera
-
Haradinaj në Prishtinë premton përfundimin e Unazës së Jashtme e stadium të ri
Koalicioni AAK-Nisma dhe partnerët ka zhvilluar një tubim madhështor në Prish...
-
Rreziku nga objektet e vjetra: Kush është përgjegjës për parandalim dhe reagim?
Shembja e një objekti të vjetër në fshatin Jabllanicë të Gjakovës, më 1 shkur...
-
“10 të vdekụr nga sụlmi në Suedi”/ Policia e Orebros: Po identifikojmë viktimat
Dhjetë persona dyshohet se humbën jetën si pasojë e sulmit në Suedi, njoftoi ...
-
Tahiri në takim me sipërmarrësit: Do të krijojmë një klimë të favorshme për zhvillim dhe investime!
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, së bashku me bashkë...
-
Hamza nga tubimi në Gjilan: Ju e dini se sa ka rënë standardi i jetesës, prandaj do t’i rrisim pagat 50%
Nga tubimi në sheshin e Gjilan, kandidati për kryeministër i Partisë Demokrat...
-
Kolgeci: Fokus i im do të jetë do të jetë angazhimi për një Kosovë me rrugë të zhvilluara dhe të sigurta për qytetarët
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës me numrin 91, Selman ...
-
Krasniqi: Me iniciativën time u funksionalizua spitali i pediatrisë në Mitrovicë, në mandatin e ardhshëm angazhim më i madh
Fëmijët në Mitrovicë prej disa muajsh po marrin shërbimet e nevojshme mjekëso...
-
Musliu: Mësimdhënësit janë ata që japin dije dhe vlera, duke edukuar breza të tërë
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, me numrin 12, Ganim...
-
KQZ hesht për kamionin gjigand që erdhi nga Beogradi me kamera për zgjedhjet e 9 shkurtit
Një kamion gjigand që erdhi nga Beogradi shkarkoi përplot paketime me kamera ...
-
Kërkesat për azil në vendet e Ballkanit Perëndimor, ku renditet Kosova
Shqipëria ka numrin më të ulët në vendet e Ballkanit Perëndimor të të huajve ...
-
Specialja i dënon me burgim edhe Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, kanë shpallur fajtorë dhe...
-
24-shi i PDK-së: Për Mushtishtin me një të ardhme ma të mirë
Arber Behluli, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosov...