Tërheqja e mjeteve nga Trusti, deklarohen nga ky institucion
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 20 March 2022
Kriza e krijuar nga rritja enorme e çmimeve në vend si rrjedhojë e luftës në Ukrainë, ka shtyrë Partinë Demokratike të Kosovës që të propozojë një tërheqje deri në 30 për qind të kursimeve pensionale në Fondin Pensional të Kursimeve të Kosovës (Trust).
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, më 9 mars ka dorëzuar në Kuvendin e Kosovës, projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për Fondet Pensionale të Kosovës.
Ani se ende nuk dihet se kur do të shqyrtohet ky projektligj në kuvend, zyrtarët e Trustit janë deklaruar për KosovaPress, lidhur me atë se a janë të gatshëm për këtë proces në rast se miratohet nga ana e Kuvendit të Kosovës.
Zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi ka thënë se Fondi i Kursimeve Pensionale, e ka për mandat t’i administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale deri në pensionimin e kontribuuesve.
“Ne duhet të kryejmë të gjitha përgjegjësitë tona ligjore. Mandati i institucionit është të administrojë dhe menaxhojë kontributet pensionale derisa kontribuuesit dalin në pension. Dhe brenda këtij fushëveprimi ne i kryejmë obligimet tona ligjore nga institucionet, të cilat marrin vendime për kornizën dhe ambientin në të cilin veprojmë. Brenda këtij fushë veprimi, brenda këtij mandati, ne mund të komentojmë dhe japim vlerësimet tona. Jashtë këtij mandati nuk është në detyrën tonë të gjykojmë, të komentojmë, opinionet apo vlerësimet dhe qëndrimet e individëve, të organeve apo institucioneve tjera”, thotë Demi për KP.
Deri tash në mbështetje të këtij propozimi të bërë nga ana e deputetit Haxhiu, duket të jenë vetëm deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), jo edhe të atyre nga VV-ja dhe LDK-ja.
Në anën tjetër qytetarët janë pro dhe kundër tërheqjes së mjeteve të Trustit.
Qytetari Fatmir Murati u pajtua që qytetarët kanë nevojë për tërheqjen e trustit, e bllokimin e trustit e konsideroi hajni.
“Unë jam për ta larguar fare atë, sepse nuk ka nevojë të jetë TRUST-i me një shtet social. Ne jemi shtet social, nuk jemi shtet kapitalist. Tani edhe atë me blloku, unë nëse shkojë për t’i marrë parat në TRUST, edhe pse unë nuk kam por ata të tjerët të cilët kanë kurdo që ua japin i marrë vetëm paratë e mia, nuk marrë shtesë diçka. Kjo është hajni”, u shpreh Murati.
Edhe Adriatik Krasniqi tha se është pro tërheqjes së mjeteve në TRUST, pasi që sipas tij, kjo do t’i ndihmonte qytetarëve për të dalë nga kriza.
“Dy vite ka qenë krizë pandemie, dhe kanë nevojë qytetarët dhe populli ynë që të dalin nga kjo krizë sado pak. Është një ndihmesë e mirë për popullin tonë”,“ tha Krasniqi
Ndërsa Destan Mjekiqi ishte kundër kësaj ideje, pasi që sipas tij, ato mjetë duhet të ruhen për kohen e pleqërisë.
“Trusti është në të mirë të qytetarëve, sepse ai mundet me e marrë dhe me harxhu, dhe shoqërisë nuk i intereson fare nëse nesër i duhet apo jo. Ato duhet të ruhen në raste urgjente…Unë besojë që nuk kemi një herë krizë, krizat po i bëjmë më shumë vet, se sa që ka në të vërtetë. Ajo është në interes tonin, herë do kur ato mbetën të tonat dhe nuk humbin. Andaj unë do t’iu sugjeroja që të mos i tërheqin ata që nuk kanë nevojë”, tha Mjekiqi.
Ndërsa, kriza në tregjet e ndërkombëtare ka bërë që të bie vlera e investimit në kthim e Trustit rreth 4 për qind ose 90 milionë euro.
Trusti aktualisht ka afro 700 mijë kontribut pagues me një fond rreth 2.3 miliardë euro, 78 për qind prej tyre të investuar në tregjet ndërkombëtare.
Kujtojmë se kontribut paguesit, 10 për qind të kursimeve, e kishin tërhequr në fund të vitit 2020.
Në atë kohë nga Trusti ishin tërhequr rreth 200 milionë euro nga mbi 420 mijë kontribut pagues.
Për shkak të rënies ekonomike si pasojë e pandemisë Covod-19, ajo tërheqje ishte bërë pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjen ekonomike, që mundëson rimburësimin e atyre mjeteve nga qeveria prej vitit 2023.
Të tjera
-
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spanjolle
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spa...
-
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet...
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...
-
Rashiq: Jam i gatshëm të përfshihem në hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq është i gatshëm të përfshihet...
-
Ende pa njohje nga Kenia, Presidentja Osmani takon për të treten herë Presidentin Ruto
Kenia ka njohur vitin e kaluar pasaportën e Kosovës, ndërsa është diskutuar e...
-
Një grua goditet nga vetura në Zubin Potok
Një burrë duke drejtuar makinën e tij ka goditur një këmbësore në Zupqe të Zu...
-
Vd*es personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë
Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dj...
-
I nxehti afrikan këtë javë ‘përvëlon’ Shqipërinë, temperaturat pritet të shkojnë deri në 43 gradë
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak në Shqipëri ka paraqutur tabelën me temperatu...