Teoritë e konspiracionit të përhapura online pretendojnë se Bill Gates ka lidhje me linë e majmunit
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/05/billgates-600x3601-2.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
18:45 | 23 May 2022
Bill Gates, njeriu i cili, sipas teoricienëve të konspiracionit, ka tentuar të na injektojë mikroçipe nëpërmjet vaksinave kundër COVID, është rikthyer sërish në qendër të këtyre teorive, këtë herë me linë e majmunëve.
Një numër i teorive konspirative kanë qarkulluar në Twitter duke pohuar se Gates është disi i lidhur me raportet e rasteve të lisë së majmunëve që janë shfaqur së fundmi nëpër botë.
Rastet e lisë së majmunëve vijnë më pak se një vit pasi Bill Gates paralajmëroi se qeveritë duhet të përgatiten për pandemitë e ardhshme dhe për aktet hipotetike të bioterrorizmit të lisë, duke investuar miliarda në hulumtim – diçka për të cilën ai paralajmëroi gjithashtu në 2017-ën. Ai i bëri komentet vitin e kaluar në një diskutim të organizuar nga Instituti i ekspertëve në Mbretërinë e Bashkuar, Policy Exchange. Aty ai bëri thirrje gjithashtu për formimin e një task force të re të OBSH’së për pandeminë.
Për disa përdorues të Twitter, këto ngjarje nuk janë thjesht rastësi dhe nuk mund të shpjegohen nga liderët botërorë të shqetësuar për shëndetin publik gjatë një pandemie globale. Sipas këtyre njerëzve, këto janë prova se Gates, “pasi na vendosi mikroçipa nëpërmjet vaksinave për COVID, është duke bërë diçka përsëri”. Edhe pse është e paqartë se për çfarë e akuzojnë saktësisht.
“Pra, SHBA bleu vaksinën e lisë së majmunit një javë më parë, bota është gati të nënshkruajë një traktat me OBSH-në duke u dhënë atyre kontrollin e plotë gjatë një emergjence shëndetësore. Bill Gates na paralajmëroi për “pandeminë e radhës”, “Lia e majmunit” tani bëhet titulli kryesor në lajme.
Një teoricien konspiracioni mund të parashtrojë se këto gjëra janë të lidhura?”, shkroi përdoruesi @Humanlty1o1, duke marrë afro 10.000 pëlqime dhe mbi 4000 retweet që nga e enjtja.
Stephen Duckett, një ish-zyrtar australian i departamentit të shëndetësisë, i quajti kritikat “krejtësisht mashtruese”.
Në fakt, shumë teori konspirative janë lidhur edhe më parë me Bill Gates.
Në vitin 2017 dhe para COVID’it, ai paralajmëroi për një patogjen të përhapur në rrugët e frymëmarrjes që mund të vriste dhjetëra miliona njerëz në më pak se një vit. Ndërsa sa i përket lisë së majmunit, vlen të theksohet se ka qarkulluar te njerëzit për dekada të tëra. Shpërthimet e vogla nuk janë të padëgjuara. Në vitin 2018, raste të shumta u zbuluan në Mbretërinë e Bashkuar brenda një muaji.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2023/11/Prince-Konzum.jpg)
Të tjera
-
Federata e Futbollit serb kërkon heqjen e akreditimit për gazetarin kosovar
Federata e Futbollit të Serbisë (FFS) ka kërkuar nga shërbimi mediatik i Bash...
-
Stoltenberg: NATO po diskuton për të vendosur armët bërthamore në gjendje gatishmërie për shkak të kërcënimit rus
NATO flet për vendosjen e një numri më të madh të armëve bërthamore, heqjen e...
-
Mediat në Veri e bëjnë lajm shpërthimin e një poçi në banjon e Komunës së Leposaviqit, Elshani: Aksidentale
Një poç elektrik shpërtheu mbrëmë në banjon e Komunës së Leposaviqit. Medi...
-
Hapja e urës së Ibrit pritet të trajtohet me seriozitet nga qeveria, opozita kërkon koordinim me aleatët
Hapja e urës së Ibrit në Mitrovicë për numrin dy në Qeverinë e Kosovës është ...
-
Vd esin të paktën 14 pelegrinë të Haxhit si pasojë e të nxehtit
Të paktën 14 shtetas të Jordanisë kanë vdekur gjatë pelegrinazhit të Haxhit n...
-
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spanjolle
Faqja e Komunës së Pejës nën administrimin e hakerëve, publikohen seriale spa...
-
Vdes invalidi i UÇK-së nga Drenasi, Ahmet Thaçi
Ka ndërruar jetë invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Drenasi, Ahmet...
-
Të afërmit e personave me probleme mendore do të mund të paguhen për kujdesin
Të afërmit që kujdesen për anëtarët e familjes me sëmundje mendore duhet të j...
-
Rojet bregdetare greke hedhin emigrantët nga anija drejt vdekjes! Veprimi i frikshëm që bënin: Shponin gomonet
Rojet bregdetare greke kanë shkaktuar vdekjen e dhjetëra emigrantëve në Mesdh...
-
Për 24 orë policia shqipton mbi 600 gjoba në trafik
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi mbi 648 gjoba trafiku vetëm në 24 orët e f...
-
MSH-ja anuloi listën e çmimeve të barnave pasi u vërejtën probleme, opozita e akuzon për keqpërdorime
Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e listës së çmimeve të ...
-
Konjufca për ndarjen nga jeta të Tahirsylës: Ishte një emër i shquar i meteorologjisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca u ka shprehur ngushëllime fami...