Lajme

Tentuan të kalonin hashash drejt Maqedonisë se Veriut, lihen në burg tre të arrestuarit

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 30 December 2022

Gjykata e Pogradecit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 28-vjeçaren, Erisa Ferro, Likmet Bashën dhe 17-vjeçarin M. K..

Prokuroria ka kërkuar për tre të arrestuarit, mbi të cilët rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, masën e sigurisë “arrest me burg”, masë të cilën gjykata e ka lënë në fuqi.

28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga Policia e Korçës dy ditë më parë, teksa tentuan të transportojnë në Maqedoninë e Veriut një sasi prej 58 kg canabis sativa.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera