Lajme

Tentim vrasje në Gjilan, arrestohet i mituri

Autori: Gazeta inFokus 10:07 | 04 May 2023

Një i mitur është arrestuar të mërkurën në Gjilan, pasi që ka therur me thikë një të mitur tjetër, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, fillimisht viktima është dërguar një Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

-Advertisement-

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i moshës së mitur pasi që, i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një mjet të mprehtë-thikë viktimën mashkull kosovar të moshës së mitur. Viktima ndihmën e parë  e ka pranuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe më pas  është dërguar në QKUK Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera