Lajme

Tentim-atentat i dështuar ndaj Putinit?

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 23 May 2022

Oficeri i lartë i inteligjencës ukrainase Kirilo Budanov pretendon se një atentat u bë ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

Ai tha se presidenti rus u sulmua nga një përfaqësues i rajonit të Kaukazit, rajon ky i cili ndodhet midis Detit të Zi dhe Kaspikut. Mirëpo, siç thotë ai, deri më tani nuk është paraqitur asnjë dëshmi për këtë.

“Kjo është një informatë që nuk është publike. Ishte një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por me të vërtetë ndodhi. Kjo ndodhi rreth dy muaj më parë. Nuk kishte asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur,” tha Budanov.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera