Lajme

Tensionet në veri të Kosovës, Xhaçka: Barrikadat minojnë të ardhmen, zgjidhja është vetëm dialogu

Autori: Gazeta inFokus 17:41 | 28 December 2022

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar sot në lidhje me tensionet në veri të Kosovës.

Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka është shprehur se nuk kanë lidhje me popullin e thjeshtë por kanë të bëjnë me politikën.

Xhaçka gjithashtu ka thënë se nuk ka për të ndodhur një sulm i armatosur nga asnjë palë për arsye se rrezikohet i gjithë rajoni dhe se këto tensione mund të zgjidhen vetëm me dialog.

-Advertisement-

Postimi i ministres Xhaçka:

As ushtria serbe nuk do të hyjë në “Kosovë”, as ushtria e Kosovës nuk do të hyjë në ndonjë konflikt të armatosur! E gjitha ka të bëjë me një shfaqje të politikës së brendshme dhe nuk ka të bëjë fare me interesat e njerëzve të zakonshëm. Kjo është jashtëzakonisht e rrezikshme dhe duhet të ndalet për hir të gjithë rajonit tonë.

Serbia duhet të ndalojë së mbështeturi me arsyetime të pajustifikueshme ngritjen e barrikadave në veri të Kosovës dhe më në fund të kuptojë se e ashtuquajtura “Kosova&Metohija” ka ikur. Përgjithmonë! Barrikadat nuk mbrojnë asnjë serb në Kosovë, ato vetëm minojnë të ardhmen tonë të përbashkët.

Shqiptarët dhe serbët janë dy kombet më të mëdhenj të këtij rajoni dhe ata janë “dënuar” për të gjetur një rrugë të qëndrueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët.

Ne u bëjmë thirrje të dy liderëve të ulen dhe të bisedojnë dhe ne i bëjmë thirrje BE-së/SHBA-së që të insistojnë në të. Çdo gjë tjetër përveç dialogut është e dënuar të dështojë. E tmerrshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera