Lajme

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë – temë diskutimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës

Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 23 January 2023

Këshilli i Evropës sot do të diskutojë për tensionet e fundit në mes Kosovës dhe Serbisë.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin e lëshuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, ku tutje bëhet e ditur se diskutimi për Kosovën dhe Serbinë do të nis sot nga ora 11:00.

Gjatë këtij sesioni i cili do të nis sot dhe do të zgjas deri më 27 janar 2023, do të ketë fjalime edhe nga kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock.

-Advertisement-

Për të parë agjendën e plotë mund të klikoni në linkun më poshtë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera