Lajme

Tensione jashtë Kuvendit, protestuesit përplasen me policinë dhe hedhin tymuese

Autori: Gazeta inFokus 17:38 | 13 February 2023

Protestuesit janë përplasur me policinë në tubimin që po zhvillohet këtë të hënë para Kuvendit.

Ata kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të punonjësve të policisë. Gazetarja e Klan News, Glidona Daci raporton se si pasojë ka mbetur i lënduar një efektiv.

Në oborrin e Kuvendit ndodhen forca të shtuara të policisë dhe forcave speciale që qëndrojnë në gatishmëri të plotë për çdo rast. Atje është vendosur edhe një makinë me ujë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera