Sport

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të legjendës së hendbollit

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 21 January 2019

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e legjendës së hendbollit, Skënder Sahiti.

E nderuara familje Sahiti, e nderuar Federatë e Hendbollit të Kosovës

Sporti kosovar, në veçanti hendbolli, mbeti edhe pa një doajen të sportit. Sot (e hënë) në moshën 63-vjeçare, pas një sëmundje të shkurtër, u nda nga jeta ish-trajneri dhe ish portieri i mirënjohur, Skënder Sahiti.
Sahiti ishte njëri prej portierëve më të mirë në periudhën e viteve të 70-ta e 80-ta.
Karrierën e kishte filluar te klubi i Borcit nga Ferizaj, duke mbrojtur ngjyrat e këtij ekipi në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë.
Me këtë skuadër ai kishte luajtur edhe në finalen e Kupës së Jugosllavisë më 1979, dhe derisa ka vazhduar aventurën si hendbollist në klube të ndryshme nga Jugosllavia, karrierën e ka përfunduar në ligën elitare të Italisë.
Në Itali, me sukses kishte punuar edhe si trajner i klubeve të meshkujve dhe të femrave për t’u rikthyer pas luftës në Kosovë, ku ka ushtruar profesionin e trajnerit te skuadra e Kastriotit.
Ai ishte yll në periudhën e tij dhe udhërrëfyes për brezat e rinj të hendbollit.
Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë Lëvizjes Olimpike në Kosovë, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta, familjes së tij, Federatës së Hendbollit të Kosovës, miqve dhe gjithë dashamirësve të sportit.

-Advertisement-

Me respekt

Besim Hasani

President i Komitetit Olimpik të Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera