Teknika e ushtarakëve, ja çfarë duhet të bëni që t’ju zënë gjumi për dy minuta
Autori: Gazeta inFokus 09:37 | 20 January 2020
Shumë pak e dinim se ekziston një teknikë e fshehtë ushtarake që përdoret për dekada, e cila pretendohet se ndihmon çdokënd të flejë në vetëm dy minuta.
Metoda është e detajuar në librin Relax and Ëin: Championship Performance, i cili u botua për herë të parë në vitin 1981.
Metoda me katër hapa thuhet se përdoret nga ushtria amerikane për t’i ndihmuar ata të flenë gjatë situatave që nuk janë aq qetësuese, siç janë në fushat e betejës, dhe për të siguruar që ushtarët të mos bëjnë gabime për shkak të lodhjes.
Ja se si të bini në gjumë në dy minuta:
Relaksohuni të gjithë muskujt në fytyrën tuaj, përfshirë gjuhën, nofullën dhe muskujt përreth syve. Lëvizni shpatullat të ndjekur nga krahët tuaja lart-poshtë.
Frymëmarrja
Kur të jeni qetësuar, merrni frymë ngadalë dhe njëtrajtshëm, duke relaksuar muskujt e gjoksit. Përqendrohuni edhe në relaksimin e këmbëve në këtë moment, filloni nga kofshët dhe vithet dhe përfundoni me shputat. Dhjetë sekonda dorëzojuni plotësisht ndjenjës së relaksimit.
Pastrimi i mendimeve
Ekspertët propozojnë tre shembuj të teknikës vizuale.
-Imagjinoni që jeni të shtrirë në barkë në një liqen të qetë, mbi ju gjendet vetëm qielli i kaltër i pafund.
-Imagjinoni që jeni ulur në karrige luhatëse në dhomën e cila është plotësisht e errësuar.
-Provoni që gjatë dhjetë sekondave të mos mendoni për asgjë. Nëse është e nevojshme, kthjelloni edhe më shumë mendjen duke përsëritur “mos mendo, mos mendo, mos mendo”.
Teknika thuhet se funksionon për 96 përqind të njerëzve pas gjashtë javësh praktikë.
Revista TIME raporton se një studim i 13 vendeve në vitin 2016 tregoi se ata që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar janë më të lodhurit. Më shumë se një e treta e britanikëve nuk flejnë gjumë aq shumë sa duhet.
Dr Neil Stanley, një ekspert i pavarur i gjumit për mbi 34 vjet, shprehet se kjo është një fenomen kulturor.
“Një arsye pse Sh.B.A ka një problem të tillë me gjumin është sepse ne kemi krijuar një shoqëri 24-orëshe më shumë se çdo vend në Evropë,” shpjegoi ai.
NHS përshkruan shkaqet psikologjike (stresi, tronditja emocionale, depresioni dhe ankthi) e lodhjes janë shumë më të zakonshme sesa shkaqet fizike (për shembull anemia, tiroide nënvepruese, apnea e gjumit).
Epo, unë mendoj se të gjithë e dimë se çfarë do të bëjmë këtë mbrëmje …
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...