Më të menqurit e Kosovës bëhen bashkë në Prizren
Autori: Gazeta inFokus
08:52 | 10 March 2018
Të gjithë “kokat” më të mençura të Kosovës, do të bëhen bashkë në një vend.
Intelektualët e vendit më të varfër në rajon, pritet t’i bashkojë Parku Inovativ në Prizren me fillim të vitit 2019, kohë kur edhe zyrtarisht ky kamp do i dorëzohet Qeverisë së Kosovës.
Njerëz nga teknologjia, ndërmarrësia, shkenca, bujqësia, turizmi e kultura, do të trajnohen në këtë kamp. Por, se nga kush do të financohet ky park ende nuk dihet.
Kështu ka konfirmuar për Infokusin vet zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi.
“Në kuadër të Marrëdhënieve bilaterale që do të zhvillohen në mes të dy Shteteve do të caktohet edhe forma e financimit në të ardhmen”, ka thënë Gashi për Infokusin.
Ky projekt, sipas Zyrës së Kryeministrit ka për qëllim punësimin, krijimin e një ambienti afarist, përdorimin efikas objekteve ekzistuese, stimulimin e turizmit, krijimin e masave për efikasitet të energjisë dhe mbrojtje të mjedisit, hapësirë për promovimin e inovacionit e hapësirë për aktivitete kulturore, angazhim të të rinjve dhe aktivitetet e organizatave të shoqërisë civile.
Në objektin ku pritet të trajnohet këta pjesëmarrës, aktualisht janë të vendosura Forcat e Armatosura Gjermane. Por, objekti pritet të lirohet në fundvit.
“Forcat e Armatosura Gjermane do t’i lirojnë objektet e KFOR-it në Prizren deri në fund të vitit 2018. Në fillim të vitit 2019 prona në të cilën gjendet kampi do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës”, ka thënë Gashi për Infokusin.com.
Krejt kjo pasi që në vitin 2016 Qeveria e Kosovës dhe Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë u dakorduan që të shqyrtohet mundësia e shfrytëzimit të hapësirës në një zonë ekonomike.
Nga zyra e Kryeministrit thonë se Parku Kosovaro-Gjerman për Inovacion dhe Trajnim në Prizren do të jetë një qendër lidhëse civile për bashkëpunimin e ardhshëm në mes dy shteteve për zhvillimin social dhe ekonomik të Kosovës.
Deklarojnë se duke u bazuar në studimin e fizibilitetit dhe prioritet e Qeverisë së Kosovës janë identifikuara pesë fusha për implementim në të ardhmen, si : inovacioni, arsimi, shkenca, bujqësia dhe turizmi.
Për marrëveshjen e Parkut Inovativ të Prizrenit foli edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili e vlerësoi si misionin më të mirë dhe të dytin pas përkrahjes që Gjermania ka dhënë në vitin 1999, kur dërgoi trupat e saj paqeruajtëse në Kosovë.
“Ne u bëmë bashkë në vitin 1999, për ta sjellë paqen në vendin tonë, kur Gjermania për herë të parë në historinë e saj vendos t’i dërgoj trupat e saj paqeruajtëse në Kosovë dhe tani pas dy dekadave, në shërbim të paqes njerëz të vullnetit të mirë, iniciojnë hapin e radhës për prosperitetin e vendit, themelin e parkut inovativ dhe trajnues kosovaro- gjerman”, tha kryeministri Haradinaj.
Nga një fjalë rasti para të pranishmëve kanë mbajtur edhe Heike Backofen, përfaqësuese e Ministrisë Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim të Gjermanisë dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. /Infokusi/.

T� tjera
-
Tre trupa gjenden në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov
Tre trupa të pajetë, të dy grave dhe një burri, janë gjetur në shtëpinë e të ...
-
Amerika ofron shpërblim 20 milionë dollarësh për informacione rreth programit bërthamor të Iranit
SHBA-ja ka shpallur një shpërblim deri në 20 milionë dollarë për informacione...
-
Rritet në 16 numri i të plagosurve nga sul*mi në Krakov, zbulohet mosha e autorit
Numri i të plagosurve ka arritur në 16 pas sulmit në Krakov të Polonisë, ku m...
-
Shefat e kabineteve të Albin Kurtit e Përparim Ramës, takim kokë më kokë në një restorant në lagjen e milionerëve
Ditën, përplasje me akuza e kundërakuza të ashpra për korrupsion, keqpërdorim...
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...































