Sport

Të enjten testohet stadiumi i Prishtinës

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 25 June 2018

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmuar se më 28 qershor, ditë e enjte, do të bëhet testimi zyrtar i stadiumit të Prishtinës.

Salihu që ka qenë i ftuar në emisionin ‘Fan Zone’ në RTK, ka njoftuar se stadiumi i qytetit në Prishtinë që tani do të mbajë emrin e legjendës Fadil Vokrri, do të testohet para zyrtarëve të UEFA-s dhe FIFA-s.

“Fillimisht, stadiumi i qytetit në Prishtinë tanimë do të emërohet ‘Fadil Vokrri’. Ne do të bëjmë ndeshjen testuese ku mëtojmë që t’i ftojmë deputetët, politikanët, estradën në njërën anë dhe veteranët e futbollit në anën tjetër më datën 28 qershor”, deklaroi Salihu për RTK-në.

-Advertisement-

Ai tutje bën të ditur se testimi do të bëhet në mbrëmje, ku edhe do të ndizen reflektorët.

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera