Sport

Bundesliga: Granit Xhaka në 11-shen më të mirë të vitit

Autori: Gazeta inFokus 10:26 | 05 May 2024

Bundesliga e ka bërë të ditur ekipin më të mirë të këtij sezoni.

Në formacionin e vitit të ligës elitare gjermane bën pjesë edhe Granit Xhaka, i cili me ekipin e tij Bayer Leverkusen u shpallën kampion, për herë të parë në histori.

Përveç tij, nga skuadra e “farmacistëve” janë edhe Florian Wirtz, Jonathan Tah, Jeremie Frimpong, Alejandro Grimaldo dhe Victor Boniface.

-Advertisement-

Në 11-shen e vitit, Bayern Munchen përfaqësohet nga Harry Kane dhe Jamal Musiala, teksa Suttgarti janë Waldemar Anton dhe Serhou Guirassy.

Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso, tani e synon edhe një trofe, atë të EUROPA LEAGUE.

Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Leverkusen e mposhti Romën me rezultat 2:0.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera