Ekonomi

“Të diskriminuara” në punë

Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 07 March 2018

Kanë më pak “shkollë”, por për të gjetur punë u prinë fati. Në vendin më të varfër në rajon, burrat angazhohen me detyrat më të larta, e gratë lihen anash.

Përjashtim nga Institucionet që lënë  “jashtë” gratë nuk bëjnë as Ministritë.

Në të gjitha ministritë, dominojnë burrat. Përjashtim bën Ministria e Shëndetësisë, ku gratë përbëjnë shumicën, shkruan Infokusi.com.

-Advertisement-

Prej 7 mijë e 633 të punësuarve në nivelin qendror, 4 mijë e 507 të punësuar janë burra ndërsa gratë zëjnë 3 mijë e 126 pozita.

Krejt kjo sipas raportit “Raporti statistikor për punësimin e grave”, që ka publikuar Instituti GAP.

Sipas këtij raporti, Ministria që ka më së shumti të punësuar del të jetë Ministria e Financave, ku numri i të punësuarve arrin në 1mijë e 25 persona. Prej këtij numri vetëm 361 të punësuar janë gra.

Pas Ministrisë së Financave, me numrin më të madh të të punësuarve  renditen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Të dyja bashkë këto ministri kanë të punësuar 1 mijë e 717 persona, që pasohen nga Zyra e Kryeministrit me 552 të punësuar.

Ndërsa, më së paku të punësuar kanë Presidenca, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Integrimit Europian.

“Presidenca -43 të punësuar, Ministria e Diasporës -49 të punësuar dhe Ministria e Integrimit Europian- 65 të punësuar”, thuhet në raportin e Institutin GAP.

Ndryshe, për diskriminim në punësim kanë reaguar shpeshherë organizata joqeveritare që merren më të drejtat e grave./Infokusi

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy