Taksa e kombit u kushton mbi 330 milionë euro kosovarëve
Autori: Gazeta inFokus
15:53 | 04 April 2018
Për tridhjetë vitet e ardhshme kosovarët do t’ia paguajnë mbi 330 milionë euro taksë për rrugën e kombit në Shqipëri. Me këto para që paguajnë sa herë që hynë e dalin nga autostrada që lidhë dy shtete shqiptare ata do të mund të ndërtonin çerekun e trasesë që ka kushtuar afro 1 miliardë euro, shkruan Infokusi.
Sipas parashikimeve nga kontrata për koncesionin e segmentit Milot-Morinë, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 61 milionë euro si subvencion për trafikun e munguar.
Infokusi ka raportuar se gjatë vitit 2017 në pikën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë në Vermicë, numri i hyrje-daljeve të automjeteve është afër 2 milionë.
Çdo kosovarë që ia mësyn Shqipërisë me veturë duhet të paguaj edhe 5 euro për shfrytëzim të autostradës në vetëm një drejtim. Ndërsa autobusët duhet të paguajnë 11.2 euro, kamionët e mesëm 16.2 euro e ata të rëndë 22.5 euro.
E kjo tarifë po del ti sjellë përfitime të mira qeverisë së Shqipërisë.
Vetëm nga veturat, koncesionari do të fitojë 8,244,395 euro në vit, nga autobusët 481,308,8 euro ndërsa nga kamionët 3,591,202 euro, shkruan Infokusi.com.
Sa fiton koncesionari nga taksa e rrugës?
Korporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet llogarit se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duhen shpenzuar 45.6 milionë euro, ndërsa në kontratën e koncesionit të miratuar nga qeveria, investimet nuk rrumbullakosen as në 40 milionë euro.
IFC llogariti se vlera mbi 45 milionë euro e investimit përfshin 15 milionë euro për urën e re në hyrje të qytetit të Kukësit, rreth 11 milionë euro për karrexhatat anësore, ndërprerja e kalimeve të paligjshme me 6,5 milionë euro, masat mbrojtëse të mjedisit 3 milionë euro, ndërtimi i sistemeve të pagesës 2.5 milionë, ndërsa ndriçimi dhe përmirësimi i masave të sigurisë, 7.3 milionë euro. Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e urës së re të Kukësit, deri në fund të vitit 3 të periudhës së Koncesionit. Ndërsa koncesionari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e projekteve përfundimtare të detajuara. Shpronësimi potencial i kërkuar deri në 3 hektarë tokë, kërkon zhvendosjen e 5 familjeve. Gjithashtu koncesionari do të investojë më pak fonde se rekomandimi i IFC-së. Mirëmbajtja rutinë gjatë gjithë periudhës së koncesionit do të kushtojë 199 milionë euro sipas studimit të IFC. Nga kjo shumë, 148 milionë euro janë shpenzime për mirëmbajtjen rutinë dhe 50.8 janë për mirëmbajtjen rutinë.
Ndërsa në kontratën që është në zbatim, vlera e investimit në mirëmbajtje për të gjithë periudhën e koncesionit është 14 miliardë lekë, pak më shumë se 100 milionë euro. Në total shpenzimet e koncesionarit do të jetë 140 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga pagesat për të gjithë periudhën e koncesionit kalojnë minimalisht 400 mln euro. Ne total, koncesionari fiton 260 milionë euro për 30 vite./Infokusi.com/

T� tjera
-
Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfitojnë kosovarët?
Lajme Çfarë është SEPA ku ka aplikuar Kosova për anëtarësim dhe çfarë përfit...
-
SHIFRA ALARMANTE të dhu*nës dhe vra*sjeve: Psikologia tregon pse përfundojnë në raste tragjike sikurse e ndjera Arlinda Zekaj
Rastet e dhunës në familje dhe vrasjet e fundit të grave në Kosovë kanë ngrit...
-
Patenta kthehet pas 8 ditësh, por ndalimi i vozitjes mbetet – ekspertët paralajmërojnë konfuzion te shoferët
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, i cili ...
-
“Si mund t’ia shpjegosh një fëmije pse nëna e tij s’kthehet më?” – emocionon vëllai i Erona Coklit në protestë
Në protestën mbarëkombëtare të mbajtur në Prishtinë kundër vrasjes së grave, ...
-
Arrestohen pesë persona për trafikim me nark*otikë në Prishtinë, sekuestrohen kok*ainë dhe marih*uanë
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për përfshirje në trafi...
-
Momenti kur qytetari në Elbasan hidhet nga dritarja t’i shpëtojë flakëve pas shpërthimit
Pak ditë më parë, shpërthimi i një bombole gazi në një pallat në Elbasan shka...
-
Protesta për vrasjen e Arlinda Zekajt, hidhen tymuese para MD-së, kërkohet dorëheqja e Gërvallës, Sveçlës e Muhaxherit
Në Prishtinë po mbahet edhe sot protestë kundër vrasjes së grave. Protesta e ...
-
Çitaku: Janë arritur disa marrëveshje në takimin e grupit punues për strategjinë e apelit
Deputetja e PDK-së, njëherësh anëtare e grupit punues qeveritar për hartimin ...
-
Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta
Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kan...
-
Presidentja Shiroka Pula priti Besiana Kadarenë, në fokus trashëgimia e shkrimtarit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim Besiana K...
-
23 zyrtarë korrektues nga Kosova fillojnë punën në burgjet e Danimarkës
Gjithsej 23 zyrtarë korrektues nga Kosova, të cilët më parë kanë ndjekur traj...
-
Drejtësi për Arlinda Zekajn, nis protesta në Prishtinë
Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn,...

































