Lajme

Bullgaria kthen 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të pesticideve të larta

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 07 November 2026

Mbi 19 tonë mollë maqedonase do të asgjësohen, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar nivel të pesticideve mbi kufijtë e lejuar. Ngarkesa fillimisht ishte eksportuar në Bullgari, por autoritetet atje nuk e lejuan hyrjen e saj në tregun evropian dhe e kthyen në Maqedoninë e Veriut.

Pas kthimit, Inspektorati Shtetëror i Bujqësisë mori mostra të reja, të cilat u analizuan në Laboratorin Shtetëror Fitosanitar në Shkup.

Edhe rezultatet e këtyre analizave konfirmuan tejkalimin e niveleve të lejuara të pesticideve. Për këtë arsye, e gjithë ngarkesa është vulosur dhe është urdhëruar asgjësimi i saj, për të parandaluar që këto produkte të përfundojnë në treg dhe në tryezat e qytetarëve./Alsat.mk

-Advertisement-

VIVA FRESH E SHPALL KREEEEJT MUAJIN BLACK NOVEMBER!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy