Sot në Prishtinë mbahet protestë me kërkesën për drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra në Pejë, nga ish-kunati i saj.

Protesta ka nis në ora 12:00, nga katedralja “Nënë Tereza”, ndërsa organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të kërkuar përgjegjësi institucionale dhe masa urgjente kundër vrasjes së grave.

Protesta organizohet nga Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist.

-Advertisement-

Përveç kërkesës për drejtësi, protestuesit kërkojnë edhe përgjegjësi institucionale, shkarkimin e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla