Takimi i presidentit Ademi me presidentin e UEFA-s, Çeferin (VIDEO)
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 13 December 2018
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Çeferin, ka pritur sot në selinë e tij presidentin e FFK-së, Agim Ademi dhe sekretarin e përgjithshëm të FFK-së, Eroll Salihu, shkruan GazetainFokus.
Në këtë takim tejet miqësor dhe të përzemërt, presidenti Çeferin i dha përkrahje të fuqishme dhe të vazhdueshme presidentit Ademi dhe FFK-së, si dhe shprehu gatishmërinë për ta përkrahur strategjinë e futbollit për FFK-në dhe projektet të cilat ia paraqiti presidenti Ademi për vitet në vijim.
Po ashtu, presidenti i UEFA-s u shpreh tejet i kënaqur dhe i mahnitur me zhvillimin, organizimin dhe punën e FFK-së dhe përgëzoi presidentin Ademi për punën e tij, si dhe për rezultatet e ekipeve kombëtare të të gjitha kategorive dhe sidomos të Kombëtares A. Çeferin shprehu dëshirën që ta vizitojë sërish Kosovën dhe ta shikojë nga afër edhe një ndeshje të kualifikimeve për Evropianin 2020 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Çeferin përgëzoi Ademin dhe Salihun edhe për raportet e mira me institucionet e shtetit të Kosovës dhe i falënderoj ato nëpërmjet tyre për përkrahjen dhe ndihmën që po i japin FFK-së në shumë segmente, e sidomos në përmirësimin e infrastrukturës dhe sipas tij ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës.
Ndërkaq, presidenti Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Salihu e falënderuan presidentin Çeferin për pritjen shumë shoqërore dhe për mirëkuptimin, si dhe përkrahjen që ua dha objektivave dhe projekteve të presidentit, sekretarit dhe KE të FFK-së. Në fund, presidenti Ademi i bëri ftesë presidentit Çeferin për ta vizituar Kosovën, të cilën ai e pranoi me kënaqësi. Ndërkohë, pas takimit presidenti Çeferin shtroi drekë për krerët e FFK-së në selinë e UEFA-s.
Kjo është deklaratat e presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademi, pas takimit në selinë e UEFA-s në Nyon. /GazetainFokus
Të tjera
-
Tërmet në Turqi
Turqia është goditur sot nga një tërmet. Raportohet se fuqia e dridhjes is...
-
Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend
Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Me...
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...