Lajme

Takimi i paraparë me Trëndafilovën do të zhvillohet online, arsye protestat e paralajmëruara

Autori: Islam Morina 18:57 | 20 September 2022

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, nuk do ta mbajë me prezencë fizike takimin e paralajmëruar me qytetarë dhe shoqërinë civile në Gjilan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas komunikatës së lëshuar nga Dhomat e Specializuara ky takim do të mbahet vetëm online, e jo me prezencë fizike, për shkak të siç thuhet në komunikatë, protestave të paralajmëruara lidhur me këtë ngjarje.

Trëndafilova sipas komunikatës citohet të ketë thënë se “mandati i Dhomave të Specializuara është të administroi drejtësinë në mënyrë të drejtë, të pavarur, të sigurt dhe të paanshme”.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se ndodhet në Kosovë për të biseduar me njerëzit për të biseduar për punë e Dhomave të Specializuara në mënyrë transparente dhe të saktë ashtu si edhe ka vepruar më parë dhe për t’iu përgjigjur çdo pyetje që kanë njerëzit.

Ajo citohet të jetë thënë se “një shkëmbim i tillë mund të zhvillohet në një ambient të sigurt dhe konstruktiv”, duke lënë të kuptohet se takimi me prani fizike nuk do të mbahet për shkak të siç thotë komunikata interesit të sigurisë publike./Gazeta Infokus/

Komunikata e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera