Tahiri: Zhvillim ekonomik i varur nga integrimi i të drejtave pronësore në sistemin e drejtësisë dhe atij financiar
Autori: Gazeta inFokus
17:55 | 14 March 2018
Një vit pas fillimit të zbatimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përmes një statusi në rrjetin social ka bërë të ditur për punën që po bëhet në sigurimin e të drejtave pronësore.
“Sundimi i ligjit nuk mund të arrihet nëse nuk forcohet sistemi i drejtësisë në sektoin e të drejtave pronësore. Qasja e lirë në pronësi është e garantuar me Kushtetutë, pa dallim. Sot, kur po shënojmë një vit nga fillimi i implementimit të Strategjisë Kombëtare për të Drejtat Pronësore në Republikën e Kosovës, pata nderin të flas në emër të institucionit i cili shënon edhe angazhimin më të madh në realizimin e objektivave që dalin nga kjo strategji” ka shkruar Tahiri.
Ndonëse është bërë shumë në vetëdijesim, ministri Tahiri e ka pranuar se ende duhet bërë punë në sigurimin e të drejtës në pronësi.
“Ministria që unë drejtoj ka përmbushur të gjitha detyrat që dalin nga kjo strategji në kohën e përcaktuar dhe konform planit të veprimit. Por, ende kemi punë për të bërë, pasi që një pjesë e madhe e popullsisë nuk ka fare qasje në pronësi. Nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik nëse pronësia nuk është pjesë integrale edhe formalisht me sistemin e drejtësisë dhe atij financiar. Kjo mund të bëhet vetëm nëse pronësia dihet sakte e kujt është, si është përfituar dhe se titullari ka mundësi ligjore dhe praktike të disponojë me pronën dhe ta vendos atë në qarkullim juridik. Prandaj, i kam dhënë prioritet dhe kam alokuar resurset e mjaftueshme të Ministrisë duke e bërë ndër prioritetet kryesore të mandatit tim” ka shkruar Tahiri.
Ministri në fund ka shprehur përkushtimin për ti çuar në fund këto reforma.
“Qartësia juridike në të drejtat pronësore është parakusht për transformim thelbësor të shoqërisë sonë, gjithashtu edhe si parakusht për rrugëtimin e vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Jam i përkushtuar që këto reforma t’i çoj deri në fund” ka përfunduar Tahiri.

T� tjera
-
TRONDITËSE- “Më shumë qahet për divorcin sesa vdekjen e një gruaje”
Stigmatizimi i grave vazhdojnë të jenë ndër problemet që ndikojnë në normaliz...
-
Vendimi i komunës – Shtrenjtohet parkingu, shqetësohen banorët
Me rregulloren e re të miratuar nga Kuvendi Komunal, shfrytëzimi i parkingjev...
-
Konjufca solidarizohet me Poloninë pas rastit në Krakov
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rë...
-
Kurti udhëton drejt Francës, merr pjesë në Forumin e Paqes dhe darkën shtetërore të Macronit
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Francës, ku do të marrë pjesë në F...
-
“Ajo duhet me duru se është femër” – Psikologia flet për reagimet e familjarëve në rastet e dhunës ndaj grave
Dhuna ndaj grave në Kosovë vazhdon të jetë një problem shqetësues, ndërsa men...
-
Eurodeputeti holandez: Turp që aplikimi i Kosovës për statusin e vendit kandidat ka mbetur në sirtarët e BE-së
Eurodeputeti holandez Thijs Reuten e ka cilësuar si “turp dhe skandal” faktin...
-
A do garojë për kryetar të LDK’së?, Haziri: E shoh procesin ndryshe- Bajrami, Gashi e Rama emra kredibilë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur për zhvillimet në Lidhjen Demokr...
-
Shtiu me armë në ahengun familjar, por ia pa “sherrin” – policia ia konfiskon pistoletën me leje
Një aheng familjar në fshatin Gjurkovc të Shtimes ka përfunduar me konfiskimi...
-
Nga Raiffeisen në TEB Bank – Albion Ferati, i dyshuar për qasjen në llogarinë e Përparim Ramës, tani mban pozitën Head of Accounting
Rasti i dyshuar i cenimit të konfidencialitetit bankar të kryetarit të Prisht...
-
Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sul*me të reja ndaj Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer s...
-
Policia e Kosovës ia konfiskon armën me leje një personi në Shtime pasi shtiu me të gjatë një ahengu familjar
Policia e Kosovës ka konfiskuar një armë zjarri, pasi me datën 07.11.2026, i ...
-
Zv.ministri i jashtëm turk viziton vendin ku po ndërtohet Xhamia e Prishtinës, ja sa do të ketë kapacitet
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ali Özel, gjatë qëndrimit në...






























