Lifestyle

Tabutë në Shqipëri/ Një vajzë që ka humbur virgjërinë nuk është e pavlerë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 27 October 2020

Edhe pse jemi në vitin 2020 virgjëria vazhdon të mbetet një tabu në Shqipëri. Të shumtë janë ata persona që e lidhin virgjërinë e një vajze me moralin dhe vlerat që ajo ka.

Shumica e vajzave duke qenë se janë të shtypura dhe të paragjykuara nga ky mentalitet drejtohen drejt klinikave për tu “qepur” pasi partneri që do të kenë në krah i kërkon të virgjëra.
Në lidhje me këtë temë është diskutuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Ditë e Re” në Rtv Ora ku e ftuar ka qenë psikologia, Lenida Halilaj.

Lenida, humbjen e virgjërisë e përshkruan si diçka normale e cila vjen natyrshëm dhe shqiptarët fatkeqësisht akoma dhe sot abuzojnë me termin vlerë.

-Advertisement-

Sipas tyre virgjëria duhet ruajtur pasi nga kjo varet dinjiteti dhe vlera e femrës, por e kanë gabim sepse një femër që ka humbur virgjërinë është një vajzë me shumë vlera.

“Mirë është që të vijë natyrshëm dhe në një moment kur vajza ose djali janë të përgatitur emocionalisht. Sepse nuk është një gjë që thjesht kalon dhe nuk mbahet mend, por faktikisht nuk kanë ndonjë vlerë sentimentale apo vlerë sociale. Ideja është se shqiptarët abuzojnë shumë me termin vlerë dhe i japin shumë konotacion pozitiv.

Një gjë që është vlerë sipas tyre është gjë e mirë dhe gjë që duhet ruajtur. Në termin psikologjik, termi vlerë nënkupton tërësinë e të gjitha elementeve që e karakterizojnë njeriun, besimet, qëndrimet, opinionet çfarë unë jam si njeri. Virgjëria nuk është vlerë. Nuk do të thotë që një vajzë që nuk është e virgjër është e pavlerë madje është një vajzë me shumë vlera”– thotë psikologia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera